Ditët e fundit RENEA ka zhvilluar aksione të befasishme në disa qytete, një veprim i pazakontë që ka shkaktuar debate edhe në rrjet.
Mbrëmë aksioni u zhvendos në Fier dhe në Shkodër për të kapur persona që janë në kërkim, të armatosur apo që kanë precedencë të theksuar kriminale.
Policia publikoi pamje teksa Forcat RENEA ushtruan kontrolle në rrugë dhe lokale, duke kaluar në sitë personat që kishin dyshime.
Po cili ishte bilanci i aksionit?
Sipas informacioneve, nga ky aksion janë kontrolluar 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme ku kishte dyshime se mund të kishte persona me rrezikshmëri.
Mësohet se janë shoqëruar për verifikim në Shkodër e Fier, 23 persona të identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve e armë mbajtjes pa leje.
Ndërkohë, policia njoftoi se në pranga është vënë një 27-vjeçar në Fier. Bëhet fjalë për Indrit Hoxhajn, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje./Gazeta SHQIP