• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EURO 2020/ “Zhveshjet” femërore në emisionet shqiptare të futbollit dhe krahasimi me prestigjozet në botë
Home
Aktualitet
Media

EURO 2020/ “Zhveshjet” femërore në emisionet shqiptare të futbollit dhe krahasimi me prestigjozet në botë

15 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Media, Sociale

Prej nisjes së “Euro 2020” është bërë tashmë e traditës qe thuajse të gjitha televizionet kryesore (e jo vetëm)  në Shqipëri të kenë emisione dedikuar ndeshjeve dhe komentimit të tyre.

Deri këtu gjithçka duket normale por shpeshherë autorët e ketyre emisioneve bien “pre” e “luftes” per klikime duke harruar atë per të cilen ata po ndiqen, profesionalizmin dhe opinionet e objektive e te sakta nga ekspertë të fushës.

Kjo qasje, dhe veshtirësia për thjeshtësinë në ekran është vënë shpeshherë në dukje dhe ka shkaktuar edhe debat tek moderatoret e këtyre emisioneve.

Me një veshtrim të thjeshtë në disa prej tyre, shihet se thuajse në çdo panel të mbremjes, të ftuar janë edhe këngëtare, modele apo personazhe që kane qenë pjesë e reality show-ve të ndryshëm.

Më shumë se sa për kë bëjnë tifo apo kë mbështesin e cili lojtar u pëlqen, këto të fundit duket se e vendosin theksin tek veshjet jo pak herë provokuese dhe deklaratat që nuk lidhen fare me futbollin.

Një rast tipik ishte ai i mbremjes së djeshme, ku ish konkurentja e “Perputhen” teksa hyri në studio u shfaq në siklet, për shkak te veshjes së papershtatshme që kishte zgjedhur.

Këtë e dëshmon veç të tjerash, edhe titulli i vendosur në videon e mëposhtme:

E njejta situatë perseritet edhe pak ditë më parë, në nje tjetër television ku serish një ish konkurente e programit ka zgjedhur të komentojë mbi futbollin, duke “folur” me (zh)veshjen e saj.

Ndërkohë, hidhini një sy “Optus sport” një program i të njejtes temë, në Australi.

Të ftuarit janë profesionistë, nderkohe që moderatorja mban veshur një fanellë. Mjaftueshëm bukur për një emision që ka në qendër futbollin apo jo?

Ndërsa për “BBC Sport”, veshjet e të ftuarit e tyre nuk po bëjmë asnjë koment!

“Sky Sport”, Itali.

Disa prej moderatoreve sportive në Shqipëri:



 

Një gjë është e sigurtë, se futja e elementit femëror edhe në emisionet televizive shqiptare për futbollin që deri dje ishte monopol i burrave, është një trend që duhet përshëndetur. Sepse në fund të fundit, edhe femrat shqiptare kanë filluar të shkojnë nëpër stadiume e të shohin sidomos ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit tonë dhe ato të kombëtares. Por, kthimi i (zh)veshjes provokative të personazheve të njohura të show biz-it, qëllim në vetëvete është një fyerje për femrën shqiptare.

Mjafton të shihni se pothuajse shumica ftohen jo për ato që thonë, por për tu bërë pjesë e një gare se kush e kush prej tyre të ekspozojë më shumë nga hiret e veta, për të kuptuar se trendi shqiptar nuk ka asnjë lidhje me kulturën botërore të emancipimit shoqëror edhe përmes sportit. Për ca klikime apo shikueshmëri më tepër, tendenca të tilla, fatkeqësisht po bëhen gjithmonë e më prezente në ekrantet tona.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HYNË NË SHTËPI DHE I VODHËN SENDET ME VLERË/ Ish-futbollisti hajdutëve: Më ktheni fanellën e debutimit me... (FOTO)
Previous article NDODH EDHE KJO/ Mësuesja rreh prindin e fëmijës autist: Më ofendoi me një fjalor shumë banal

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT