• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË PD/ TRE kandidatët nuk UROJNË Lulzim Bashën për fitoren: Nuk dorëzohemi!
Home
Ekskluzive

ZGJEDHJET NË PD/ TRE kandidatët nuk UROJNË Lulzim Bashën për fitoren: Nuk dorëzohemi!

14 June, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Lulzim Basha ka arritur të fitojë mandatin e tretë brenda PD, duke u zgjedhur sërish ldieri i demokratëve edhe për kater vite të tjera.

Me një diferencë te konsiderueshme votash, Basha ndiqej nga Shehaj e me pas Harxhi e Kadilli.

Por, duket se pas gjithë akuzave për procesin e pabarabarte të votimit, tre kandidatet ndonese e njohën humbjen nuk e kanë uruar për fitoren Lulzim Bashën, shkruan AlpeNews.al

Ata shkojnë dhe me tej teksa sigurojnë elektoratin blu, se nuk do të dorëzohen dhe do vijojnë me planin e tyre për reformimin e partisë.

Ja deklaratat e tyre:

Agron Shehaj

Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00!

Fatbardh Kadilli

Jam krenar që ndeza shkëndijën e parë të garës. Kjo ishte një sfidë. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk ëhstë ekskluzivitet i askujt.

Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim, as për fitoren e Lulit. Pabarazi burimesh njerëzore. Kryetari përdori deputetët dhe kryetarët e degëve. Nuk zbatuan standardet e Kryesisë për të ndërhyrë në proces. U zvogëlua anëtarësia nga 100 mijë anëtarë, në 70 mijë.

Të gjitha këto nuk na bëjnë nderë. Na tregojnë në sytë e shqiptarëve pazotësi për të marrë përgjegjësi. Para shqiptarëve treguam garë por jo zgjedhje. Megjithatë, unë nuk jam Luli. Unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve.

Unë nuk iki. Unë nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Do shpalos para anëtarësisë manifestin tim, projekt të ri. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarët.

Edith Harxhi:

Të nderuar miq, antarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike,
Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dje gjatë procesit zgjedhor për Kryetare të Partisë Demokratike. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua por edhe ata që nuk votuan për mua pasi demokracia gjithëmonë duhet të shprehet me votë. Falenderoj me mirënjohje të gjithë vëzhguesit e mi gjatë procesit zgjedhor, kontribuesit dhe miqtë e mi që punuan këto tre javë, si dhe Grupin për PD-në që ishin me mua në këtë betejë. Falenderoj edhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias për interesin e tyre dhe punën e palodhur.
Ju shpreh gjithë mirënjohjen time për kohën dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Gjatë këtyre dy javëve pata nderin dhe kënaqësinë t’ju takoja, të bisedonim dhe të bashkëndanim shqetësimet tona për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen partia jonë dhe Shqipëria.
Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, sic ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në cdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për t’a ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkuruese dhe të fortë.
Lidhur me atë që ndodhi dje, gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Por, natyrisht, gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, t’a ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ringritur PD-në. Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në cdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…
Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim.
Me respekt, Edith Harxhi.
AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ATA QË KRITIKOJNË TORRES-IN NUK JANË TIFOZË"/ Ylli Morata: Ne jemi shumë të motivuar që të nisim rrugëtimin...
Previous article "EURO 2020"/ Pas një krosimi nga këndi, mbrojtësi Skriniar ndëshkon Poloninë me një "PERLË" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë! Politikë

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT