• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
35 DITË PARA DALJES NË PENSION/ Me fjalët prekëse, Tritan Kalo përshkruan rrugëtimin e tij: Sfida më e madhe ishte…
Home
Sociale

35 DITË PARA DALJES NË PENSION/ Me fjalët prekëse, Tritan Kalo përshkruan rrugëtimin e tij: Sfida më e madhe ishte…

13 June, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se është në prag të pensionit zyrtar, por nuk përjashton mundësinë se do të vazhdojë të ushtrojë profesionin e tij.

Zëri i Kalos u dëgjua më shumë se kurrë gjatë pandemisë së Covid 19 në Shqipëri, kur me deklaratat profesionale, qetësoi dhe informoi qytetarët, në një kohë të vështirë për të gjithë.

Mjeku rrëfen se e ka nisur punën si mjek, që në vitin 1981, në “shtigjet e vështira të Mjeksisë”, siç thotë ai.

“Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid 19, kanë qenë dhe mbeten SFIDA më e madhe e jetës sime si në aspektin profesional, po ashtu edhe në aspektin Social”, shton më tej.

“Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për dijenitë dhe përkujdesin e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të pensionit”, shkruan Kalo.

Në shkrimin e tij, nuk kursen as ironinë për sistemin demokratik, që sipas tij po i largohet mirënjohjes dhe po shkon drejt materiales: “MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…”

Postimi i mjekut:

Kohë kovidiane…..13.06.2021….Mbyllje sa më të djelltë të kësaj fundjave, si dhe ju uroj fillimin e një jave të re sa më të mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, kanë qenë dhe mbeten SFIDA më e madhe e jetës sime si në aspektin Profesional, po ashtu edhe në aspektin Social….Përgjatë këtij harku kohor jam përpjekur e po përpiqem për të dhënë më të mirën time të mundshme, si pjesë e një EKIPI profesionistësh Mantelbardhë dhe stafit tjetër të përkujdesjes mjeksore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së/Covid-1…..
Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për DIJENITË dhe PËRKUJDESIN e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të PENSIONIT…. Ndërkohë jam ndier shumë i lumtur sepse në çdo kohë kam marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen time, të cilat më bëjnë shumë-shumë krenar por njëkohësisht ato edhe më shtyjnë, që të vijoj dhe të ofroj për çdo dekikë të jetës sime edhe në të ardhmen, më të mirën time të mundëshme si mjek dhe si qënie shoqërore….MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…..
Në këto vite mbi gjithshka UNË jam përpjekur e po përpiqem të mbetem VETËVETJA, ashtu sikundër e kam nisur edhe rrugëtimin tim në 2.07.1981 në shtigjet e vështira të Mjeksisë, duke i qëndruar shumë larg KONFORMIZMIT këtij elementi mjaft dobiprurës për të ngjitur shkallët e karierës socio-profesionale në 30 vitet Demon-kraci, POR njëkohësisht edhe mjaft zbehës e rrënues të Personalitetit socio-profesional për gjithësecilin nga ne…..JU kam dashur dhe JU vlersoj të gjithëve si vëllezërit e motrat e mija, sepse jemi të gjithë bijë e bija të Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MREKULLI NË "EURO 2020"/ Ylli Kane shpëton "për një fije", përplaset me shtyllën gjatë sfidës Angli-Kroaci (VIDEO)
Previous article MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Brahim Diaz, Milan po negocion me Real edhe për një lojtar tjetër

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT