• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHËTITO, SHËTITO…”/ Si u bë i njohur në rrjetet sociale shqiptari që filmonte në Itali (VIDEO)
Home
Sociale

“SHËTITO, SHËTITO…”/ Si u bë i njohur në rrjetet sociale shqiptari që filmonte në Itali (VIDEO)

13 June, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Pothuajse një vit më parë, në rrjetet sociale u publikua video e dy shqiptarëve në Itali të cilët filmonin lagjen, por një qytetar italian mendoi se ata po shikonin shtëpitë për t’i vjedhur.

Njëri prej tyre thotë se nuk kishte asnjë shqetësim të tillë, dhe përdor termin “shëtito” për të treguar se thjesht po shëtisnin dhe po filmojnë rrugët.

Por nga termi “shëtito”, ky shqiptar u bë hit në rrjetet sociale. Ai është Besmir Balla, i cili sot ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Besmiri ka treguar të gjithë historinë çfarë ndodhi në Itali, përse po filmonin në lagje dhe si u bë popullor në rrjetet sociale.

“Unë quhem Besmir Balla. Jam i martuar, kam 2 fëmijë si engjëj i kam. Vërtetë në Itali kam shkuar për të punuar për të mbajtur familjen. Nuk kam shkuar për të bërë video apo si e ka marrë gjithë Shqipëria, dhe kjo pak a shumë ka ndikuar tek familja ime. Kjo video ka qenë në vitin që lamë pas, në Prill. Ne punonim në ndërtim. Kolegu im bënte një video për t’ia çuar familjes së vetë se kishte dalë, po bënte një video dhe ne kishim ecur shumë”.

Ardit Gjebrea: Pra ju bënit video me shtëpi të bukura dhe ja u çonit familjeve…

Besmiri: Jo shtëpi të bukura. Ne kishim ecur gjatë gjithë rrugës për të parë ambientin, rrugët, ishte pastërtia, rregulli…

Ardit Gjebrea: Domethënë, çdo gjë që ndodhte në Itali ju e xhironit dhe thonit sa bukur është këtu, e shikoni sa pastër, ja sa të bukura janë shtëpitë, ja rruga, ja shatërvani.

Besmiri: Po, edhe donte t’ia çonte ai vetë familjes së vetë. Edhe e morëm me sportivitet. Kur vij në darkë në shtëpi, na thotë pronari që ju kemi parë në televizor në një DJ italian. Ky personi që na bëri videon ishte vetëm, ishte me makinë dhe ne e pamë, i thashë kolegut tim mos e mbyll videon po mbaje se mos na marrin për hajdutë. Sepse 3 muaj kishim që kishim hyrë në Itali dhe vërtetë nuk e dija italishten, se në shtëpi me shqiptarë, në punë me shqiptarë, xhiron me shqiptarë, por për të mos hapur probleme, i thashë mbaje telefonin. Po vinte me makinë ai zotëria, kaluam afër shtëpisë së atij me telefon edhe thotë përse e filmuat shtëpinë? Edhe e kishte telefonin në dorë vetë ai. Për të mos e lëmë vetëm, m’u kujtua “tutti” edhe përputha “shëtito”. Kjo u bë, “shëtito”, si batutë humori. Por ama ishte pjesa që po bëjmë xhiro, nuk ka lidhje me hajdutllikun. Unë jam një familjar i rregullt. U bë video në Prill, shoku im erdhi në Shqipëri kurse unë erdha në fund të Korrikut, sepse po më thoshte hajde në Shqipëri, të kërkojnë gazetat, të kërkojnë studiot. Unë nuk jam tip që dal shumë nëpër këto emisione apo nëpër video. Nuk erdha se më vriste pak ndërgjegjia. Shkoj ky muhabet, u bë e madhe, e mora me sportivitet sepse nuk do merrem me lloj-lloj njerëzish.

Ardit Gjebrea: Cili ishte reagimi i njerëzve?

Besmiri: Reagimi i njerëzve gjithmonë ka qenë për punë hajdutlliku. Domethënë “shëtito” filmojmë shtëpira ditën dhe vjedhim natën. Por jo nuk është e vertetë. Ai djali ka dy fëmijë, është familjar i rregullt sikur jam edhe unë, shikojmë punën tonë, punojmë me djersën e ballit, nuk i biem në qafë askujt. Ngaqë s’kemi krah, nuk i kam hyrë kësaj pune për të marrë një avokat për dëm moral të personalitetit, dëm familjar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Brahim Diaz, Milan po negocion me Real edhe për një lojtar tjetër
Previous article ZYRTARE/ Laçi nuk ndalet në merkato, kurbinasit prezantojnë një tjetër futbollist

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT