• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONGRESI I PS/ Kushi: Nga shtatori anglishtja që në klasë të parë, fund shkollave me dy turne dhe…
Home
Politikë

KONGRESI I PS/ Kushi: Nga shtatori anglishtja që në klasë të parë, fund shkollave me dy turne dhe…

12 June, 2021 F.autor Politikë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zbuluar në Kongresin e PS se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë.

Kushi thotë se është bërë një përgatitje e madhe më parë në arsim që të zbatohet kjo politikë ambicioze.

Më tej ajo thekson se mandati i tretë shënon edhe fundin e mësimit me dy turne nëpër shkolla.

Ndërkohë Kushi thotë se duhet pranuar që reforma në Arsimit e Lartë s’ka dhënë ende rezultatet e pritshme.

 

 

”Reformat në arsim dhe rezultatet pozitive na bëjnë të besojmë se jemi në rrugën e duhur dhe baza të shëndosha. Me mandatin e ri sistemi ynë arsimor hyn në fazë të re zhvillimi.

Në focus arsimi i lartë, duhet ta pranojmë, reforma ende s’ka dhënë rezultatet e pritshme. Ne sot kemi shumë të dhëna, madje edhe të çertifikuara ndërkombëtarisht, që flasin për rritje të arsimit parauniversitar. Ndihemi keq që rruga e shumë të rinjve ndërpritet kur duhet të vazhdojnë studimet e larta. Një pjesë e tyre, më të mirët, me rezultatet të shkëlqyera duhet të largohen jashtë Shqipërisë në universitetet më prestigjioze europiane. Do të ketë disa student ekselentë që do të ikin, por nuk duhet të pranojmë që kjo është zgjedhje e detyrueshme për ta. Mos pranojmë që ata të mos kenë zgjedhje alternative këtu. Do të sjellim eksperiencat më të mira europiane. Të ngremë struktura ekselence, si programe studimesh të përbashkëta, por universitete, departamente.

Një tjetër shembull që ska nevojë për komente, por që duhet të na bëjë bashkë e të na motivojë është fakti që renditemi ndër vendet e fundit për aplikime për kërkime shkencore.

Duam të bëhemi shembull pozitiv, siç kemi arritur të renditemi të parët në rajon për të tjera, por mund të bëhemi të parët për thithjen e fondeve të BE për arsimin dhe kërkimet shkencore.

Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze.

Mandatii t retë shënon fundin e shkollave me dy turne. Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit.”- tha Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZOI "HOT" PËR UELLSIN/ Kush është bukuroshja që u mundua të motivonte lojtarët për sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)
Previous article PIKA E DOBËT/ “Luanët” e Anglisë kanë 9 muaj që stërviten për penalltitë

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT