• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA NË PD/ Harxhi ngre ALARMIN 1 ditë para: Mund të dëmtohet procesi zgjedhor, nuk jam pajisur…
Home
Politikë

GARA NË PD/ Harxhi ngre ALARMIN 1 ditë para: Mund të dëmtohet procesi zgjedhor, nuk jam pajisur…

12 June, 2021 F.autor Politikë

Kandidatja për deputete e PD, Edith Harxhi ka ngritur shqetësimin se nuk është pajisur me listën e anëtarësisë që kanë të drejtë vote për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të PD që do të mbahen ditën e nesërme.

Me anë të një njoftimi, Harxhi tha se edhe përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e anëtarësisë me të cilën do të votohet.

Teksa i bën thirrje të gjithë anëtarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, Harxhi gjykon se mungesa e listës së anëtarësisë mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Ajo i bën thirrje kryetarit të Komisionit Zgjedhor të PD që të marrë masat e nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të njoftimit gjatë mbledhjes së djeshme, dt. 11 qershor 2021, të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se:

1.Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z.Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e anëtarësisë me të cilën do votohet në dt.13 qershor 2021.2.Deri tani, ora 16:00 dt.12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të PD, ende nuk jam pajisur me listën e anëtarësisë me të drejtë vote.

Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga Statuti i PD.

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë, me të drejtë vote, që nesër me dt. 13 qershor 2021, të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehen me vullnet të lirë për kandidatin që do t’i përfaqësojë si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMF HISTORIK/ Shqipëria rrëmben medalje ari në Kupën e Botës në Gjimnastikë
Previous article ZYRTARE/ Laçi prezanton blerjen e re, afrohet mbrojtësi 27-vjeçar...

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT