• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA NË PD/ Kandidatët mbyllin fushatën, ja MESAZHET e fundit për votuesit demokratë
Home
Ekskluzive

GARA NË PD/ Kandidatët mbyllin fushatën, ja MESAZHET e fundit për votuesit demokratë

12 June, 2021 F.autor Ekskluzive, Politikë

Partia demokratike do të zgjedh të dielen e 13 qershorin kryetarin e ri, që do të vijë në krye pas humbjes së 25 prillit.

Në garë janë kryetari aktual, Lulzim Basha si dhe 3 kandidatet e tjerë: Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Pas një fushate 2 javore, teksa i afrohemi edhe ditës së fundit, kandidatët kane dhënë mesazhet e tyre të fundit për elektoratin demokrat nga i cili presin ti besojnë votën, shkruan Alpenews.al

Lulzim Basha:

Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga Partia Demokratike, ashtu siç i kanë drejtuar përherë në udhëkryqet e vështira të historisë. Ata duan të dinë nëse ne do të dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore të 25 prillit, apo do luftojmë me gjithë forcën tonë për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi. Ndaj këtë të dielë, me forcën që na buron nga besimi që shqiptarët na dhanë në 25 prill, ne do zgjedhim t’i themi jo rënies së demokracisë, do zgjedhim t’i themi jo pengmarrësve të ndryshimit. Ne do të vazhdojmë betejën bashkë, çdo ditë, derisa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi dhe t’u japim shqiptarëve ndryshimin që duan dhe meritojnë!

Fatbardh Kadilli:

Të dashur demokratë:
PD-ja ime dhe juaja eshte streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurre peng i askujt!
Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar.
Propozimi im është që Kryetari te zgjidhet vetem per nje mandate 4 vjecar dhe vetem me nje mision: Te fitoje zgjedhjet politike, me PD force e pare.
Kryetari ose fiton dhe behet Kryeminister, ose shkarkohet dhe shkon ne shtepi.
Kryetari qe humb zgjedhjet nuk mund te rikandidoje me.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese.

Edith Harxhi:

Respekt dhe mirënjohje të pakufishme për të gjithë demokratët anembanë Shqipërisë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në këtë fushatë. Ju më keni dhënë energji, forcë dhe shpresë e cila më datë 13 Qershor do të përkthehet në ndryshim dhe vizion të ri
#edithharxhi #perpd #vizioniri #PartiaDemokratike
“Ajo që guxoj të sfidoj, jo vetëm si grua, por si një kandidate për kryetare të PD, është dhënia fund e tranzicionit 30 vjeçar dhe fillimin e një epoke të re për të gjithë popullin shqiptar. Besoj në bashkimin dhe hapjen e Partisë Demokratike, nëpërmjet afrimit të gjithë atyre, të cilët duan që ky vend të ecë përpara.”

Agron Shehaj:

Shpreh falenderimet më të përzermërta për pritjen e ngrohtë që më është bërë nga të gjithë demokratët që kam takuar anembanë Shqipërisë. Ju kërkoj ndjesë anëtarëve të degëve që nuk kam mundur të vizitoj. Kjo gjë nuk ka ndodhur prej mungesës së dëshirës por prej kohës së pamjaftueshme. Shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata demokratë që kanë komunikuar me mua. Kam mësuar shumë prej secilit dhe do të vazhdoj të bisedoj e konsultohem me ta. Do të përpiqem gjithmonë të përfaqësoj zërin dhe vullnetin e tyre në vendim-marrjen e partisë.
Në mbyllje të kësaj fushate dëshiroj të theksoj se Partia Demokratike është partia e anëtarëve të saj dhe dita e dielë është mundësia e tyre e vetme për ta ndryshuar partinë në mënyrë që ajo të bëhet fitimtare. Prandaj ftoj të votojnë të gjithë anëtarët që kanë emrin në lista apo që kanë kartën e anëtarësisë. Nuk do të lejohet të votojë askush që nuk është në listë apo që nuk ka kartë. Po ashtu asnjë nuk do të lejohet të votojë më shumë se njëherë dhe të gjitha votat do të numërohen .
Së bashku për Partinë Që Fiton!
#PD#partiaqefiton#AgronShehaj
AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARJOLA DEMIRI/ Eshte fisnikeri te pranosh e te pershendesesh te mirën
Previous article U SHEMB PARA 10 DITËSH/ Ndërtohet ura e Darëzezës në Fier

F.autor

Postime të ngjashme

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë! Politikë

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT