• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEZONI TURISTIK NË TIRANË/ Veliaj: Turizmi shqip, një eksperiencë fantastike kudo në rajon…
Home
Sociale

SEZONI TURISTIK NË TIRANË/ Veliaj: Turizmi shqip, një eksperiencë fantastike kudo në rajon…

11 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Tirana çeli dje zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2021, pas një viti të vështirë pandemik dhe humbjesh të mëdha për industrinë e turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në eventin e hapjes së sezonit turistik, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ftoi të gjithë të konsiderojnë turizmin shqip dhe të konsumojnë shqip.

“Kjo është një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri, në Ulqin, të vizitojmë Tuzin, Tetovën apo Luginën e Preshevës, të takojmë njerëz aty, nëse nuk kemi bërë ndonjëherë ngjitje në mal, të shkojmë në Prizren, të mësojmë historinë, por edhe të shohim bukuritë e natyrës. Shpresoj fort që si shqiptarë do ta përqafojmë këtë mundësi. Unë e di se njerëzit janë pak cinikë dhe thonë: “Nuk na duhet turizmi patriotik”, por ne në Shqipëri jemi dëshmitarë që ky turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet. Nëse nuk do të ishin vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni, që do të bënin pushimet në Shqipëri, ne do të kishim falimentuar në sektorin e turizmit. Për sa kohë mbijetuam vjet, që ishte viti më i vështirë, jam i sigurt që do të shkëlqejmë sivjet, që është një vit më i mirë. Ndaj, ju lutem konsideroni turizmin shqip, shpenzimin shqip, konsumin shqip, vizitat shqip dhe një eksperiencë shqiptare fantastike kudo qoftë në rajon”, u shpreh Veliaj.

Në aktivitetin e konceptuar edhe si një takim mes autoritetesh të disa vendeve të rajonit, të ftuar ishin edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Regional Cooperation Council (RCC) Majlinda Bregu.

“Ne themi që të pushojmë shqip brenda territoreve tona. Kufijtë për turizmin nuk kanë asnjë rëndësi, prandaj duhet të promovojmë një destinacion që afron kaq shumë kulturë, traditë dhe kaq shumë mikpritje, të jemi të gjithë së bashku në një përpjekje të madhe për të afruar këtë rajon dhe për ta bërë atë një pol të rëndësishëm turistik në këtë konkurrencën e madhe që kemi për sa më shumë turistë,” u shpreh ministri Klosi.

Në promovimin e turizmit tonë rajonal janë bërë pjesë edhe artistë të mirënjohur të trevave shqipfolëse si Emina Cunmulaj, Sabri Fejzullahu, Grupi Elita 5 etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN NË CHAMPIONS PAS 7 VITESH/ Ja kur Milan nis fazën përgatitore për sezonin e ri...
Previous article NJË TJETËR SUKSES/ Klaudia Pepa shkëlqen në klipin e artistit të njohur italian (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT