• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI ANGLEZ: Ushtrimet rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike
Home
Shëndet

STUDIMI ANGLEZ: Ushtrimet rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike

11 June, 2021 s.autor Shëndet

Ushtrimet e rregullta dhe të mundimshme rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike te njerëzit që janë gjenetikisht të cenueshëm.

Shkencëtarët në Universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar thonë se askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i studimit të tyre, por shfaqin shpresën se këto gjetje mund të çojnë në mënyra të ekzaminimit të njerëzve, që mund të jenë në rrezik më të lartë.

Sipas studimit, rreth një në 300 njerëz në përgjithësi zhvillon sëmundje të neuroneve motorike.

Kjo sëmundje ndikon në aftësinë e njerëzve për të lëvizur, për të folur e madje edhe për të marrë frymë, pasi neuronet motorike që sjellin mesazhe nga truri në muskuj, dështojnë.

Sëmundja mund të shkurtojë në mënyrë dramatike jetën e njerëzve.

“E kemi thënë me bindje se ushtrimet janë faktor rreziku për sëmundjen e neuroneve motorike”, tha dr Johnathan Cooper-Knock, njëri nga studiuesit.

“Numri i atletëve të profilit të lartë, të prekur me sëmundjen, nuk është rastësi”, tha ai.

Studimi u publikua në revistën mjekësore EBioMedicine.

Si ushtrime të rregullta dhe të mundimshme u definuan ushtrimet për më shumë se 15-30 minuta në më shumë se 2-3 ditë të javës.

Por, padyshim, shumica e njerëzve që ushtrojnë kaq, nuk zhvillojnë sëmundje të neuroneve motorike.

“Ne nuk e dimë se kush është në rrezik dhe nuk do të shkonim aq larg, sa të këshillonim se kush duhet dhe kush nuk duhet të ushtrojë. Nëse të gjithë pushojnë së ushtruari, kjo do të bënte më shumë dëm sesa dobi”, tha dr Cooper-Knock./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IBRAHIMOVIÇ NË EUROPIAN/ Sulmuesi i Milani nxeh motorët për surprizën
Previous article INTEGRIMI/ SHBA shpreh hapur mbështetjen: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT