• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KARRIGIA” E PRESIDENTIT NË KUSHTETUESE/ Ja gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Ilir Metës
Home
Politikë

“KARRIGIA” E PRESIDENTIT NË KUSHTETUESE/ Ja gjyqtarët që kanë në dorë “fatin” e Ilir Metës

10 June, 2021 F.autor Politikë

Deri të hënën parlamenti duhet të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të republikës.

Ky është rasti i parë në 3 dekada që gjyqtarët kushtetues do të vendosin për fatin e kryetarit të shtetit, pasi pavarësisht përplasjeve të çdo mazhorance me presidentët, asnjë shumicë nuk ka pasur 94 vota e ideja e shkarkimit nuk ka kaluar asnjëherë kufirin e deklaratave politike.

Sipas ligjit të gjykatës Kushtetuese anëtarët e saj kanë 3 muaj kohë për të vendosur nëse shkarkimi i Ilir Metës kalon apo jo për t’u shqyrtuar në seancë plenare.

Dhe nëse këtë afat e shohim nga këndvështrimi që muaji gusht është pushim dhe nuk përllogaritet atëherë gjyqtarët kanë kohë deri në 14 tetor për të vendosur kalimin ose jo të çështjes Meta në seancë plenare.

Përgjatë kësaj periudhe presidenti dhe kuvendi përgatiten për të mbrojtur pozicionet e tyre para gjyqtarëve, por nga ana tjetër vetë gjykata kushtetuese pritet të pësojë ndryshime deri në vjeshtë.

Aktualisht  Kushtetuesja ka 7 anëtarë; 3 të zgjedhur nga presidenti, 3 nga kuvendi, dhe Vitore Tushën së cilës i ka mbaruar mandati.

Por deri në shtator pritet që gjykata e lartë të ketë 10 anëtarë e të mund të zgjedhë 3 gjyqtarë në Kushtetuese.

Nëse kjo ndodh atëherë çështja e shkarkimit të Presidentit të Republikës do të gjykohet nga një trupë me 9 gjyqtarë.

Sipas ligjit për gjykatën Kushtetuese vendimet merren me 5 vota e mbetet për t’u parë nëse parlamenti do të bindë gjyqtarët nëse presidenti ka shkelur apo jo rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. /vizionplus/

ANËTARËT E GJYKATËS  KUSHTETUTESE

TË ZGJEDHUR NGA PRESIDENTI:                      

1-Marsida Xhaferllari

2-Sonila Bejtja

3-Përparim Kalo

TË ZGJEDHUR NGA PARLAMENTI:

4- Elsa Toska

5-Fiona Papajorgji

6- Altin Binaj

TË ZGJEDHUR NGA GJYKATA E LARTË:

7- Anëtar

8- Anëtar

9-Anëtar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER LAJMI/ Ja këngëtari shqiptar që do jetë ne ceremoninë e hapjes së "Euro 2020" (VIDEO)
Previous article DEL FOTO/ Sulmuesi Sadiku në Tiranë, takim “blic” me presidentin e Partizanit

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT