• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE DUKE…”/ Dëshmia tronditëse e vajzës nga Dibra që i vranë babanë para syve: Vëllezërit e qëlluan me plumba…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ISHTE DUKE…”/ Dëshmia tronditëse e vajzës nga Dibra që i vranë babanë para syve: Vëllezërit e qëlluan me plumba…

8 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni, i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes.

Kjo e fundit ka rrëfyer për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Enver Doçi, pas kaq kohësh, të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë, pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve.

Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan, duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës së të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore, që të largojnë nga aty familjen e autorëve, pasi është shumë pranë banesës së tyre.

“Babi ishte duke u futur te makina, i thirri dhe i tha ‘ndalu’. Vazhdoi duke sharë ai, me armën drejt, ja kishte drejtuar babit. Babi i doli para dhe i tha të flasë, çfarë ka me të. Ishim të gjithë afër, sa dolëm nga makina. Ai filloi duke sharë. Pastaj ai i thirri vëllait të vet, se e kishin bërë me paramendim, e kishin ndjekur babin prej tre netësh për ta vrarë. Doli vëllai i vet, babi ishte duke hipur në makinë, dhe ai qëlloi direkt. Babi u ndal dhe i tha që ‘me ty i sqaroj punët unë’. Ai pa u menduar dy herë e qëlloi babin. Pasi babi ishte shtrirë përtokë, i ranë dhe me qytën e automatikut. Edhe pasi shkuan te shtëpia, sërish qëlluan me automatik. Atyre iu bë qejfi, që vranë babin tim. I lutem shtetit t’i largojë se nuk i shikojmë dot. Sa herë dal në ballkon, i shikoj”, thotë vajza e të ndjerit, raporton “BalkanWeb”.

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i është dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë te Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do t’i linin ato pa baba.

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës, të cilat sipas saj, nuk e kanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet, pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME NË MIQËSORE/ Bomberi Cikalleshi ndëshkon Çekinë me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)
Previous article "JAM STËRVITUR ME ATË"/ Mbrojtësi Florenzi: Ndoshta është më i forti në botë. Nuk ndalet as në "PlayStation"

F.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova Aktualitet

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT