• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA E RËNDË NË KANADA/ Sulmi kundër familjes myslimane “ishte i planifikuar”
Home
Nderkombetare

NGJARJA E RËNDË NË KANADA/ Sulmi kundër familjes myslimane “ishte i planifikuar”

8 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtuesi i një kamionçine në Kanada, i cili u përplas për pesë këmbësorë, duke vrarë katër prej tyre, i goditi viktimat sepse ishin myslimanë, tha policia kanadeze.

“Ka prova që tregojnë se ky ishte një akt i planifikuar, i paramenduar dhe se familja u vu në shënjestër për shkak të besimit mysliman”, tha detektivi Paul Waight.

Sulmi ndodhi të dielën në qytetin e Londrës të provincës Ontario.

Një djalë i moshës nëntë vjeç – i mbijetuari i vetëm i familjes – ndodhet në spital me lëndime të rënda.

Viktimat ishin dy gra – të moshës 74 dhe 44 vjeçe – një burrë 46 vjeç dhe një vajzë 15 vjeçe.

Emrat e tyre nuk u bënë publikë, në përputhje me kërkesat e familjes.

Policia e identifikoi sulmuesin e dyshuar si Nathanial Veltman, 20 vjeç.

Nuk dihet ende nëse i dyshuari ka lidhje me ndonjë grup, tha detektivi Waight.

Policia po shqyrton akuzat e mundshme për terrorizëm, tha ai, duke shtuar se besohet se vrasjet janë një krim i urrejtjes.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, shkroi në Twitter se është “tmerruar” nga lajmi.

Sulmi është më i rëndi kundër myslimanëve në Kanada qëkur gjashtë vetë u vranë në një xhami të qytetit Kuebek, në vitin 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI 35-VJEÇARIN DHE U LARGUA/ SHÇBA arreston policin e dehur. Ja thirrja për qytetarët
Previous article LARGIM I PAPRITUR/ Do bëhej takimi me Xhaferin për të ardhmen, Brdariç ikën në Gjermani

s.autor

Postime të ngjashme

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme Botë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë Botë

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT