• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH: Laboratorët të ndajnë 50% të vaksinave të tyre antiCOVID-19 me COVAX
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH: Laboratorët të ndajnë 50% të vaksinave të tyre antiCOVID-19 me COVAX

8 June, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u kërkoi sot prodhuesve të vaksinave antiCOVID-19 të vendosnin gjysmën e dozave të tyre në dispozicion të pajisjes ndërkombëtare COVAX këtë vit.

Ndërsa vendet e pasura kanë marrë shumicën e vaksinave, COVAX, që siguron doza falas për vendet e pafavorizuara dhe dëshiron të sigurojë shpërndarje të drejtë midis atyre që mund t’i përballojnë ato, nuk po funksionon me kapacitet të plotë,  sidomos pasi India, ku COVAX furnizohet kryesisht, ka bllokuar eksportet e vaksinave të prodhuara nga Instituti i Serumit për të luftuar kundër epidemisë së rëndë e të furishme në territorin e saj.

“Që nga 4 qershori, COVAX ka shpërndarë më shumë se 80 milionë doza në 129 vende dhe territore, shumë më pak sesa pritej”, vuri në dukje OBSH.

Për këtë arsye, organizata shëndetësore e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje kompanive farmaceutike që të tregojnë solidaritet.

“Unë u bëj thirrje të gjithë prodhuesve që të angazhohen për përditësimin e hedhjes së 50% të vëllimeve të tyre në COVAX këtë vit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së ,Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë për shtyp.

Përballë kësaj situate, OBSH-ja u ka kërkuar edhe një herë vendeve të pasura, që tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë së tyre, të ndajnë vaksinat.//ATSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA GABIMISHT NGA POLICIA GREKE/ Gjykata në Athinë dëmshpërblen me 410.000 euro familjen e 20 vjeçarit shqiptar
Previous article KORONAVIRUSI/ Sllovakia fillon vaksinimin me Sputnik V

Delo.autor

Postime të ngjashme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë Botë

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë Botë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT