• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPINION/ 1:0 për Armin Laschet
Home
Nderkombetare

OPINION/ 1:0 për Armin Laschet

7 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Frika ishte e madhe. Në sondazhet e fundit parazgjedhore, partia e orientuar djathtas, AfD qëndronte shumë pranë partisë CDU, një herë madje ajo ishte edhe kryesuese. Një fitore e partisë “Alternativa për Gjermaninë” do të kishte shënuar një pikë kthese dhe me këtë edhe një sinjal fatal pak muaj para vendimeve zgjedhore në federatë. Por ky skenar i frikshëm doli si një mirazh i populistëve të djathtë. CDU tregoi, se ajo mund të mobilizojë. Për demokracinë dhe kundër AfD.

Mbështetje për kandidatin e CDU për kancelar

Më shumë se 37% për CDU – shumë më tepër se e kishin parashikuar të gjitha sondazhet. Një marrje frymë lirisht në kor e kristiandemokratëve, sidomos në rrethin e kandidatit për kancelar, Armin Laschet. Fitorja e qartë në Saksoni-Anhalt i jep atij mbështetjen, për të cilën ka aq nevojë urgjente në federatë. Që CDU madje e zgjeroi pushtetin e saj në landin Saksoni-Anhalt, mund të ketë madje një efekt sinjalizues. Në Lindjen gjermane partitë popullore duhet të luftojnë me erozionin. Në Saksoni-Anhalt mund të shikosh, që ai mund të ndalet. Pikërisht për këtë ka nevojë me urgjencë CDU, për të fituar pikë të qëndrueshme tek elektorati në të gjitha landet lindore, kundër AfD.

Landtagswahl Sachsen-Anhalt - CDUReiner Haseloff me bashkëshorten pas fitores së zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, 06.06.2021

Lëvizje rezultatesh tek partitë e tjera

Një vështrim tek partitë e tjera tregon zhvillime interesante. Para pesë vjetësh,  partia liberale FDP doli nga parlamenti i landit Saksoni-Anhalt. Por tani me një rezultat më shumë se 6%, ajo mund të zëvendësojë edhe të Gjelbrit në një koalicion të mundshëm qeverisës. Pikërisht liberalët u tregojnë Të Gjelbërve kufijtë e veprimit, të paktën në Lindje. Të Gjelbrit kanë bashkëqeverisur në Saksoni-Anhalt, tani ata rrezikohen të dalin nga koalicioni.

Edhe e Majta ka humbur vota në këtë land. Vërtet që partia postkomuniste me 11% mbetet në një rezultat dyshifror, por AfD ka dyfish më shumë vota dhe ngadalë po e zëvendëson të majtën si “partia e lindjes”. Zhgënjimi tjetër i këtyre zgjedhjeve lidhet me socialdemokratët dhe është për t’u shënuar. Partia e dikurshme e punëtorëve dhe parti popullore humb terren politik pikërisht në Saksoni-Anhalt, landin me dobësi strukturore. Një mbrëmje e hidhur për SPD.

Deutsche Welle Rosalia Romaniec PortraitRosalia Romaniec

Kurse po të hedhësh vështrimin tek CDU-ja është e qartë: Suksesi nuk është meritë e kryetarit të CDU-së dhe kandidatit për kancelar, Armin Laschet. Ai shkon në llogarinë e babait popullor të landit, Reiner Haseloff. Ishte pikërisht ky që nuk e donte Laschet as si kandidat për kancelar. Në Saksoni-Anhalt si në lande të tjera lindore preferohej konkurrenti jokomod nga Bavaria, Markus Söder. Por Haseloff nuk u dëmtua nga angazhimi i fuqishëm i Laschet në fushatën zgjedhore në Saksoni-Anhalt. Edhe kaq gjë do mund të quhej sukses: Një CDU e riforcuar i jep mbështetjen e nevojshme kandidatit, që duhet të mbrohet nga imazhi, se do të vazhdojë politikën e Angela Merkelit. Dhe e pajton Laschet edhe më shumë me Lindjen.

Me më shumë shanse për t’u votuar

Laschet dëshiron të bëjë për vete votuesit e qendrës dhe në të njëjtën kohë të rifitojë ata që e duan Unionin edhe më konservator. Deri më tani kandidati për kancelar i ka vendosur kufirin retorikës me tone të djathta, por u ka lënë hapësirë edhe atyre që lëvizin në zonën gri. Kjo ishte edhe taktika e Reiner Haseloff dhe ajo funksionoi. CDU u perceptua si më luftarake dhe kjo e bën edhe më të votueshme. Konservatorët e djathtë brenda Unionit po bëhen me krahë. Si fillim ata mund të ëndërrojnë. Deri në zgjedhjet e Bundestagut duhet të ndjehen të adresuar sa më shumë votues. Më pas, në varësi të partnerit të koalicionit, letrat do të përzihen sërish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI I BERLINIT/ Maas do të drejtojë konferencën e minsitrave të jashtëm
Previous article VRASJA E BIZNESMENIT NË KSAMIL/ Hetimet do të shtrihen në të dy qytetet! Personi që e qëlloi, i maskuar

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT