• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Furtuna në Burgje/ Ja drejtorët me precedentë të mëparshëm penalë dhe mëkatet e tjera…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Furtuna në Burgje/ Ja drejtorët me precedentë të mëparshëm penalë dhe mëkatet e tjera…

29 October, 2017 Redaktor2 Breaking News, Drejtësi

Plot 8 drejtorë burgjesh janë shkarkuar ditën e djeshme. Ka qenë ministrja e Drejtë- sisë, Etilda Gjonaj, që përmes një konference për mediat ka lajmëruar “furtunën” në burgjet shqiptare. Pas lëvizjeve në Tiranë, tashmë shkarkimet janë shtrirë edhe në burgjet e qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Në daljen publike, ministrja tha se shkarkimet bazohen në verifikimet dhe raportet e inspektimit, të kryera nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Gjonaj shtoi se këta drejtues janë përfshirë në veprimtari të paligjshme, shkelje dhe abuzime nga më të ndrysnmet.

Kështu, janë shkarkuar deri më tani: drejtori i Burgut të Lezhës, për shkelje administrative dhe shpërdorim të detyrës; drejtori i Burgut të Rrogozhinës, për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre; drejtori i Burgut të Lushnjës për të njëjtat akuza; ai i Burgut të Peqinit për shpërdorim detyre; drejtori i Burgut të Tepelenës për shkelje administrative; drejtori i Burgut të Sarandës për shkelje administrative dhe se figuron si i dënuar më parë; drejtori i Burgut të Beratit për shkelje administrative dhe figuron me precedentë penalë, si edhe drejtori i Burgut të Durrësit për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

Sipas ministres së Drejtësisë, inspektimet kanë evidentuar shkelje të rënda të përsëritura të ligjit, që sipas saj rrezikojnë sigurinë e burgjeve. Ajo foli për periudhën korrik-tetor 2017 dhe bëri një panoramë të shkeljeve që janë evidentuar në këtë periudhë në këto burgje.

“Mbi 150 raste të lejimi të futjes së sendeve të ndaluara, si celularë, karta telefonike, pije alkoolike, USB dhe mjete të tjera elektronike. Fenomen shqetësues i denoncuar pranë Ministrisë së Drejtësisë edhe nga organet e prokurorisë, të cilat vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit 2017 kanë regjistruar mbi 90 procedime penale, vetëm në rrethin gjyqësor Elbasan ku 88 i referohen burgut të Peqinit, ndërkohë 36 vepra penale të rregjistruara i referohen burgut të Rrogozhinës, etj. Por pavarësisht alarmit të vënë nga Prokuroria, fatkeqë- sisht nuk është vepruar nga ana e kësaj ministrie.

Arsyet e mosveprimit mbeten të panjohura dhe për tu verifikuar nga organet ligjzbatuese. Janë verifikuar të paktën 6 raste të lejimit të futjes brenda mjediseve te burgjeve të lëndëve narkotike. Në burgun e Durrësit, jo më larg se muaji gusht janë arrestuar specialisti i edukimit dhe shitësi i njësisë tregtare për shpërndarje lëndësh narkotike. Shkelje të përsëritura të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve në organizimin, funksionimin dhe kontrollin e veprimtarisë në institucion.

Mosmarrjen e masave të menjëhershme ndaj personelit që kryejnë akte të ushtrimit të dhunës ndaj të dënuarve, dhe mos fillimin e procedurave disiplinore ndaj tyre. Mos marrjen e masave për parandalimin e korrupsionit në institucionin ku drejtojnë. Favorizimin e të dënuarve kundrejt përfitimit të pagesave në të holla.

Ushtrim të dhunës ndaj të burgosurve dhe të paraburgosurve nga ana e personelit policor. Fillimi nga prokuroria të hetimeve ndaj drejtuesve dhe personelit të IEVP-ve për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe kryerjes së veprimeve arbitrare. Emërime të punonjësve në kundërshtim me dispozitat ligjore”, tha ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iniesta shkruan historinë, plot 15 vite me fanellën e Barcelonës
Previous article Sulm me granata në një shtëpi në Berat, njëra shpërthen, tjetra ...

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT