Të martën më 29 tetor të vitit 2002 Andres Iniesta debutoi për herë të parë me fanellën e Barcelonës
Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta 15 vite më parë kishte debutuar me Barcelonën, në ndeshjen ndaj Bruges në Ligën e Kampionëve.
Që nga ajo ditë e deri me sot, Iniesta ka fituar gjithçka është e mundshme me skuadrën katalonase në futboll.
Iniesta është një nga mesfushorët më të mirë jo vetëm të gjeneratës së tij, por edhe të futbollit në përgjithësi, duke fituar simpatinë e të gjithëve me cilësitë dhe sjelljen e tij në fushë.
Ai tërë jetën ka luajtur vetëm për Barcelonën dhe së fundmi ka nënshkruar kontratë të përjetshme.


