Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme edhe për Gjykatën Speciale në Kosovë. Meta u shpreh se për çështje më të mëdha duhet të bëhen dhe sakrifica të padrejta.
“Besoj se liderët e Kosovës nuk do të cënojnë besimin në sundimin e ligjit dhe do vijojnë bashkëpunimin me SHBA dhe BE”, tha Presidenti.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit ka komentuar edhe raportet e Prishtinës e Tiranës me Beogradin. I pyetur se si e sheh garën e Rames me Thaçin për dialogun me Vuçiçin, Meta tha se përgjegjës për dialogun me Serbinë janë institucionet e Kosovës.
“Ato s’mund të zëvendësohen nga Tirana dhe as ka vend për paternalizëm”, tha ai.