• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Përflaket” qielli, pluhuri saharian edhe mbi Shqipëri? Çfarë pasojash ka…
Home
Sociale

“Përflaket” qielli, pluhuri saharian edhe mbi Shqipëri? Çfarë pasojash ka…

8 January, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Ajo çfarë u pa pasditen e së hënës në qiellin shqiptar mund ta bëjë shumë nga ne të mendojë për smogun dhe ndotjen që ka prekur edhe vendin tonë.

Por, në të vërtetë bëhet fjalë për një fenomen që ka prekur rajonin e Ballkanit dhe Italinë, me erërat jugore që po transportojnë sasi të mëdha rëre sahariane.

Sipas portalit “severe-weather.eu”, rëra dhe pluhuri nga Saharaja do të pushtojnë rajonin tonë duke filluar nga 8 janari, e fenomeni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Fillimisht, pluhuri saharian do të mbulojnë Italinë, e më pas do të depërtojë deri në Zvicër, pjesë të Francës, Belgjikë, Holandë, Luksemburg, për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.
Të martën, rëra dhe pluhuri saharian do të devijojnë drejt rajoneve alpine të Italisë, për të arritur në mesjavë deri në Skandinavinë jugore. Edhe temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve kanë të bëjnë pikërisht me këtë fenomen.

Si pasojë, qielli do të vishet me një lloj ngjyre të verdhë, të errësuar nga pluhuri saharian, që sipas parashikuesve nuk pritet të shkaktojë probleme në transportin ajror apo shëndetin e qytetarëve.

Fenomene të tilla mund të ndodhin dy apo tri herë në vit, më shpesh në pranverë. Dy vite më parë, rajoni u godit nga një ciklon i fuqishëm, i quajtur “uragani mesdhetar”, që solli sasi të mëdha rëre dhe pluhuri nga Saharaja, ajër të ngrohtë, e bëri që vende-vende shiu apo bora të përskuqeshin nga grimcat e ardhura nga shkretëtira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA SPECIALE/ Meta: Besoj se liderët e Kosovës nuk do të ...
Previous article "E ZEZA MBIZOTËRUESE"/ Kush u vesh më me stil nga të gjithë yjet në 'Golden Globes' (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë Aktualitet

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

ME 78 VOTA PRO/ Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik Aktualitet

ME 78 VOTA PRO/ Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT