Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishem pasditen e sotme në Asamblenë e PS pasi siç shkruan ai vetë ndodhet në Turqi.
Në postimin e fundit në rrjet, Rama njofton se prej sot do te zhvilloj një vizite dy ditore në Ankara për ecurinë e projekteve.
Ja çfarë shkruan kryeministri:
“Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.”
AlpeNews.al


