Vitin e fundit, në Shqipëri janë regjistruar të paktën tre raste vetëflijimi me katër viktima, në rrethana të dyshimta që ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Dyshimet e ekspertëve lidhen me frekuentimin e sekteve që predikojnë forma dhe rituale nga më çnjerëzoret dhe që në Shqiperi vijojnë të jenë të panjohura.
Rastet që kanë ndodhur, duket se kanë të perbashkët nderprerjen e ushqimit dhe distancimin me njerëzit dhe realitetin, duke zgjedhur mbylljen në vetvete dhe më pas vetëflijimin.
Rasti i parë që tronditi mbarë opinionin për ditë dhe javë të tëra ishte ai i familjes Josufi në Kombinat.
Kujtojmë se Anisa dhe Zhaneta (ëme e bijë) u gjeten te vdekura dhe Anisa mendohet të kishte rreth 7 apo 8 muaj që kishte ndërruar jetë. Nëna e saj, 2-3 ditët e fundit para se ngjarja të zbulohej.
Dyshimet se sakrifica ishte për ringjallje, u pohuan më pas edhe nga e “mbijetuara” Blerta Josifi, motra dhe vajza e familjes.
Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se motra Anisa Josifi kishte më shumë se 15 (pesembedhjete) muaj që kishte ndërruar jetë por për shkak të besimit thotë se kufoma nuk mbante erë të keqe. Ajo tregon se në daten 03.06.2020 se bashku me nënën e saj kane mbajtur agjërim duke mos ngrënë asnjë ushqim dhe qe nga ai moment filloi ti vinte era kufomës së motrës së saj Anisa. Arsyeja përse e kanë mbajtur motrën ka qëne prej vegimeve dhe besimit në Zot që ato kishin dhe se ajo do të ringjallej.
Por duket se kjo ngjarje është pasuar edhe me të tjera të rënda dhe të kesaj natyre.
Nje javë më parë, ndërroi jetë në rrethana misterioze 23-vjeçarja nga Delvina Evgjeni Baxho.
E reja u tha se ndërroi jetë pas një infeksioni në dhëmballë, por në trupin e saj ishin vizatuar disa simbole më ngjyrë të kuqe.
Kerkimet për keto simbole, duket se i dergojnë hetimet në dyshime se e reja po frekuentonte një sekt dhe shenjat jane një bashkim i simboleve rune (naziste).
Duhet theksuar se rasti i shenjave të 23 vjeçares është i rrallë dhe ndoshta i vetmi i zbuluar në Shqipëri.
Profesori i Profilizimit Kriminalistik Ervin Karamuça, thotë se 23 vjeçarja ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.
“Unë them ky është ritual. E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë magji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesori.
Më tej, ai tha se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça.
Nga ana tjetër, një rast i rende i panjohur për publikun, është bere i ditur nga gazetarja Anila Hoxha. Bëhet fjalë për një 32 vjeçar me profesion ekonomist që jetonte në Tiranë, (Gerti S).
Pak kohë më parë, ai kishte nisur të frekuentonte një sekt të caktuar dhe filloi të ndryshonte sjellje. Familjarë të tij i kanë treguar Hoxhës se ai filloi të mos konsumonte më produkte me origjinë shtazore, dhe kërkonte që në shtëpi të konsumoheshin vetëm produkte me natyrë bimore.
Më tej nisën edhe konfliktet me familjarët.
“Ndryshoi sjellje, agjendë, rutinë, ndryshoi edhe menynë ushqimore. Kërkonte të konsumoheshin vetëm produkte me natyre bimore, jo mishi. Pas konflikteve, u largua nga shtëpia. Nga burime mësova se po kërkonin një 32-vjecar, e ëma është ankuar dhe nuk po e gjente dot.”
Dyzetë ditë më vonë, Gerti u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar.
“Ishte i vetmuar, i paushqyer, i vetëflijuar, në pozicion lutjeje. Nisën hetimet. U kërkua një sekt që dyshohet se kishte bazën në zonën e ish-stacionit të trenit. Nuk e gjeta. Prokuroria ia kaloi si çështje komisariatit Nr.1 dhe ngjarja vazhdon të jetë ende pa asnjë autor.” (Lexo ketu)
Rastet duhet të sherbejnë si kambanë alarmi për autoritetet, në mënyre që të parandalohen ngjarje të frikshme me motive ende të panjohura si ato të lartpermendurat.
AlpeNews.al




