Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër COVID, Sinovac. OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare fë sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit. Kjo vaksinë është duke u përdorur masivisht edhe në Shqipëri, ku që prej disa mars po vijon vaksinimin masiv të popullsisë.
Vaksina kineze e Sinovac kundër COVID-19 , është e dyta vaksine kineze që merr miratimin për përdorim emergjent nga OBSH. Lista e vaksinave të lejuara për përdorim emergjent të OBSH-së është një sinjal për rregullatorët kombëtar mbi sigurinë dhe efikasitetin e produktit.
Vendimi i OBSH do të ketë një rëndësi më të madhe për përfshirjen e saj në mekanizmin e COVAX, programin global për të siguruar vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat aktualisht përballen me probleme të mëdha të furnizimit për shkak të pezullimit të eksporteve të vaksinave nga India.
Në një deklaratë, paneli i pavarur i ekspertëve tha se rekomandoi vaksinën e Sinovac për të rriturit mbi 18 vjeç, me një dozë të dytë 2-4 javë më vonë dhe ajo është përdorur nga më shumë se 24 vende. Nga rezultatet e deritanishme te personat e shtruar në spital, CoronaVac ishte 95% efektive në personat e shtruar në spital. Kili raportoi muajin e kaluar se rezultatet e hershme nga fushata e saj e imunizimit treguan se CoronaVac ishte 67 për qind efektive në parandalimin e rasteve simptomatike dhe 80 për qind në parandalimin e vdekjeve.
Rezultatet e testeve me CoronaVac në Brazil treguan efikasitet prej rreth 50 përqind në parandalimin e infeksionit simptomatik, ndërsa të dhënat nga Turqia tregojnë se jo ishte më shumë se 80 përqind efektive.
CoronaVac është një lloj tradicional i vaksinës, e cila ka përdorur virusin e pa aktivizuar për rritjen e imunitetit.

