• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA TI MARRË PARASYSH PASOJAT”/ Anëtari i “Grupimit për PD”: Nëse deformohet vota, në 13 qershor s’do ketë zgjedhje
Home
Politikë

“BASHA TI MARRË PARASYSH PASOJAT”/ Anëtari i “Grupimit për PD”: Nëse deformohet vota, në 13 qershor s’do ketë zgjedhje

1 June, 2021 F.autor Politikë

“Nëse do ketë tentativë për të deformuar vullnetin e demokratëve në 13 qershor, atëherë nuk do ketë votim në atë qendër votimi”! Është kjo deklarata e fortë e anëtarit të grupimit për PD-në, Indrit Hoxha në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, duke thënë se do të ndiqen 3 hapa: Konfiskimi i kutisë së votimit, ndërprerja e procesit të votimit dhe ribërja e zgjedhjeve në një datë tjetër. Për këtë deklaratë, Hoxha tha se nuk është si premtimi i Bashës për zgjedhjet e 30 qershorit, por do e bëjnë realitet dhe do i japin kryedemokratit “një mësim të mirë”.

“Nëse do shikojmë që në 13 qershor do ketë tendenca për të deformuar vullnetin e votuesve, nuk do ketë votim në ato qendra votimi dhe nuk është një premtim sic i ka thënë Basha. Nëse do mundohet të manipulohet ajo qendër votimi do konfiskohet, atë që Basha premtoi në 30 qershor dhe nuk e mbajti, ne do i tregojmë si bëhet, çdo kuadër ligjor dhe politik. Basha shet e blen njerëz, demokratët as nuk shiten dhe as nuk blihen. Konfiskim i kutisë, ndërprerja e procesit dhe ribërja e zgjedhjeve në një datë tjetër. Nëse do ketë manipulim, Basha t’i marrë mirë parasysh pasoja, çdo gjë është e hapur, nuk mohojmë asnjë opsion, as protestat”, tha Hoxha në Report Tv.

Hoxha tha se me Bashën nuk kanë anjë urë kominikimi pasi ky i fundit i ka shkatërruar të gjitha format, teksa tha se me organizimin e zgjedhjeve brenda partisë po i jep një shembull shumë të mirë Ramës se si të vjedhë zgjedhjet.

“Me Bashën nuk kemi asnjë lloj ure komunikime, ai e ka shembur këtë urë me të gjitha veprimet politike, ishte detyrim moral dhe politik pas zgjedhjeve, nuk tregoi ekip, bëri fushatë “one man shoë”. U habitëm pse ka shpejt u afrua data e zgjedhjeve, komisioni i njëanshëm, pse nuk i bën brenda shtëpisë së vet zgjedhjet e lira, se po i jep shembullin më të keq se si të manipulojë zgjedhjet e ardhme, ne s’kemi ngritur Gjykatën brenda PD, është skandal i madh. Institucionet e PD kanë rënë dhe dalin e flasin për institucionet shtetërore kur s’i kemi brenda shtëpisë sonë, ne duhet të tregojmë që jemi model”, tha Hoxha.

Duke e akuzuar si komunist brenda partisë, Hoxha shtoi se ai nuk gëzon më as mbështetjen e demokratëve.

“Basha po sillet si një komunist brenda partisë dhe këtu është nul i gjithë procesi i PD sepse janë ligjet ato që vendosin. Si kërkon që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, kur nuk ka vetë një Gjykatë brenda partisë. Do përdorim çdo lloj mjeti, hapësire ligjore morale e politike. Sallat tona kanë qenë më të mbushura e Basha dhe kjo është një sinjal shumë i qartë për Bashën. Në 2013 thanë se janë 103 mijë anëtarë, tani rreth 78 mijë. Pse kanë ikur këto, të katërt kandidatët kanë mbushur sjelljet më shumë se Basha”, përfundoi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E SHEFIT TË ANTIDROGËS/ Prokuroria nis hetimet, ja çfarë u tha FAMILJARËVE: Po shkoj në Shkodër
Previous article "DO VRISJA EDHE DËSHMITARIN..."/ Vdekja e Eglantina Bucit, flet babai i saj, i akuzuar për krimin: Ai është tutor...

F.autor

Postime të ngjashme

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT