• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS HUMBJES/ Ku ka humbur Monika Kryemadhi?
Home
Politikë

PAS HUMBJES/ Ku ka humbur Monika Kryemadhi?

1 June, 2021 F.autor Politikë

Ndërsa Lulzim Basha është i detyruar të shfaqet sërish nëpër ekrane pas humbjes poshtëruese të 25 prillit, pasi duhet të mbajë drejtimin e PD-së, aleatja e tij kryesore Monika Kryemadhi, është zhdukur pa gjurmë.

Ajo dha veç një deklaratë më 25 prill, kur tha se LSI kishte fituar dhjetëra deputetë, doli dhe në një deklaratë tjetër pas konfirmimit të humbjes, dhe që prej asaj kohe, ka mbyllur aktivitetin e vet politik.

Hera e fundit që dëgjuam për Monika Kryemadhin, ishte kur shkoi në SHBA të takonte kushërirën e saj Bebe Rexha.

Dhe këtë e morëm vesh nga Bebe, e cila postoi disa video dhe foto si koketa me kushërirën e saj Monika.

Me të drejtë, edhe mbështetësi i saj Nikoll Lesi, pyeste një ditë më parë, çfarë po bën Monika këto kohë.

Tani dikush mund të thotë se në fakt s’ka çfarë bën, se humbi zgjedhjet e s’ka pse të dalë.

Por jeta politike nuk përfundon me mbylljen e zgjedhjeve, aq më tepër kur drejton një parti politike, e cila është në betejë për të vërtetuar vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Por me sa duket as vetë Monika nuk e beson këtë kauzë, ndaj dhe nuk është marrë fare me të.

Madje dhe Tit Vasili, që bënte dhjetëra statuse në ditë, këto kohë ka rënë në qetësi dhe kujtohet veç ndonjëherë kur shkruan Ilir Meta.

Është e kuptueshme që situata në LSI nuk është nga më të mirat, por këta duket këto kohë sikur e kanë ulur qepenin e partisë dhe kanë nisur pushimet e parakohshme, në pritje të shkarkimit të Ilir Metës dhe rikthimit të tij si kryetar i partisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA e avokatit: Femra po s’u tund s’është femër, duhet të tundet njëçikë për... (VIDEO)
Previous article ZYRTARE/ Barcelona përforcon prapavijën, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin spanjoll. Ja emri...

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT