Në aerportin “Nënë Tereza” mbërritën mbrëmjen e sotme 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.
Lajmi është bërë me dije nga kryemi]inisrri Edi Rama, i cili shkruan se ia kemi dalë që të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike.
Rama shton më tej se kjo fushatë është drejt objektivit “1 MILIONË vaksinime brenda qershorit”.
“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri. Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan Rama.


