• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IZRAELI DHE EGJIPTI/ Bisedime të nivelit të lartë për armëpushimin dhe ndihmat
Home
Nderkombetare

IZRAELI DHE EGJIPTI/ Bisedime të nivelit të lartë për armëpushimin dhe ndihmat

30 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Egjipti dhe Izraeli po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë në të dy vendet të dielën për të konsoliduar një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe grupit militant Hamas dhe për të rindërtuar Rripin e Gazës pas një lufte 11 ditore që e la pjesën më të madhe të enklavës bregdetare në rrënoja.

Kryeministri Benjamin Netanyahu priti shefin e zbulimit të Egjiptit dhe dërgoi Ministrin e Jashtëm të Izraelit në Kajro.

Zoti Netanyahu tha se takimi i tij me kreun e Drejtorisë së Përgjithshme egjiptiane të Zbulimit Abbas Kamel në Jeruzalem kishte në qendërçështjet e sigurisë rajonale dhe mënyrat për të mos lejuar Hamasin të merrte ndihma civile.

Një zyrtar egjiptian tha se zoti Kamel, do të takohet gjithashtu me zyrtarë palestinezë në Ramallah para se të shkojë në Gaza për bisedime me udhëheqësit e Hamasit.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry u takua me homologun e tij izraelit, Gabi Ashkenazi në Kajro dhe sipas Ministrisë së Jashtme egjiptiane theksuan nevojën e shmangies e përshkallëzimit veçanërisht në territoret palestineze.

Zoti Shoukry i tha homologut të tij Ashkenazi se Izraeli duhet të marrë parasysh ndjeshmërinë e veçantë të lidhur me Jeruzalemin Lindor, Xhaminë Al-Aqsa dhe të gjitha vendet e shenjta islamike dhe të krishtera, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Ishte vizita e parë publike nga një ministër i jashtëm izraelit në Egjipt që nga viti 2008, tha në Twitter ambasada izraelite në Kajro. Dy ministrat diskutuan tema përfshirë armëpushimin dhe lirimin e ushtarëve dhe qytetarëve izraelitë që mbahen nga Hamasi.

Diskutimet me zyrtarët izraelitë gjithashtu pritet të prekin një sërë masash që do të lejonin dërgimin e materialeve, energjisë elektrike dhe karburantit në territor, si dhe zgjerimin e mundshëm të hapësirës detare të lejuar për peshkatarët e Gazës, tha zyrtari.

“Roli i Autoritetit Palestinez është thelbësor në bisedime,” tha ai. “Egjipti po përpiqet ta përfshijë atë në procesin e rindërtimit.”

Zyrtari egjiptian, i cili kishte dijeni për procedurat që solli si rezultatarmëpushimin, foli në kushte anonimiteti.

Lufta 11-ditore shkaktoi vdekjen e më shumë se 250 vetëve, kryesisht palestinezë dhe shkaktoi shkatërrim të rëndë në territorin e varfër bregdetar. Sipas vlerësimeve paraprake dëmi llogaritet në qindra miliona dollarë. Egjipti ishte thelbësor në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes të dyja palëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIÇ NUK E KEMI PARË MË PARË/ Melinda Ademi ndryshon "look", ja si duket ajo (FOTO)
Previous article "E ZGJEROJMË FAMILJEN?" Me FOTON më të ëmbël, Miriam i kërkoi Albanit një tjetër fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT