• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË DHE GODITJEN E FUNDIT”/ Policia zbardh mesazhet e fundit që 38 vjeçari i vetëvrarë kishte në telefon
Home
Breaking News

“MË DHE GODITJEN E FUNDIT”/ Policia zbardh mesazhet e fundit që 38 vjeçari i vetëvrarë kishte në telefon

29 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Tiranë, pasi në rrugën “Kristi Maloku” u gjet i pajetë në banesën e tij një 38-vjeçar.
 Tch ka mundur të sigurojë referimin e çështjes në prokurori ku në materialin e siguruar thuhet se viktima G.Ç., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij gjatë orëve të darkës, pasi këta të fundit kanë mbërritur në banesë.

Me interes shihen mesazhet e fundit që viktima i ka dërguar një shtetaseje me iniciale SH.M.

“Gjatë këqyrjes së telefonit të shtetasit G.Ç., janë konstatuar dy mesazhe me interes për hetimin, ku shikohen të drejtuar drejt një nr tel 069******* e regjistruar me emrin “My V***”, ku ndër të tjera shkruhej: … unë me ty erdhe në këtë jetë e pa ty do të iki …” : – … dje më dhe goditjen e fundit, por do jem unë i pari që do të bëj këtë për ty…’”, thuhet në materialin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.

Më pas autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases dhe kanë kontaktuar me të për t’i marrë dëshminë. Ajo ka treguar se me viktimën kanë patur relata me njeri-tjetrin, por në dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Po ashtu nga këqyrja e telefonit të kësaj shtetaseje nuk janë gjetur mesazhet e viktimës, pasi ajo e ka pasur të bllokuar numrin e tij prej muajsh. Por një zhvillim i ri është fakti se rreth një javë para se 38-vjeçari t’i jepte fund jetës ajo e kishte takuar dhe e kishte parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe i kishte sugjeruar që të rrinte pranë familjes.

“Nisur nga këto mesazhe është identifikuar shtetasja me iniciale SH.M dhe i është marrë deklarim, ku ndër të tjera ka deklaruar se në telefonin e saj nuk i ka ardhur asnjë mesazh nga shtetasi G.Ç. Kjo gjithashtu sqaron se kanë patur disa relata dhe kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, por në Dhjetor të vitit 2020 e ka bllokuar në telefon dhe nuk ka patur më kontakte.

Pas këqyrjes së telefonit kutia e mesazheve ka rezultuar bosh.

Kjo shtetase ka deklaruar se ka rreth 10 ditë që e ka takuar G.Ç., dhe e ka parë paksa në gjendje të rënduar psikologjike, ku e ka këshilluar që të qëndrojë pranë familjes së tij dhe të jetë i qetë”, thuhej në dokument.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRPOQ TË SHMANGTE POLICINË/ Përfundon në bregdet drejtuesi i automjetit dhe çudit plazhistët në ishullin grek
Previous article THA SE BASHËS I ËSHTË REFUZUAR VIZA NGA SHBA/ Harxhi: E kam informacion të siguruar nga disa burime, edhe...

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash Aktualitet

EMRI/ Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT