Policia e Lezhës ka kryer kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë aksionit, policia ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke sekuestruar 71 doza kanabis dhe arrestuar poseduesin e tyre.
Njoftimi i policisë:
Forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


