• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Presidenti Biden: SHBA do të publikojë gjetjet mbi origjinën e koronavirusit
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Presidenti Biden: SHBA do të publikojë gjetjet mbi origjinën e koronavirusit

28 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e koronavirusit që ka shkaktuar një pandemi dërrmuese dhe ka lënë të vdekur miliona njerëz në botë.

Para se të hipte në avionin presidencial për t’u nisur për në Klivland të Ohajos, Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten se do t’i bënte publike rezultatet e hetimeve “përveçse nëse ka diçka delikate që ende nuk e di”.

Komuniteti i inteligjencës amerikane tha të enjten se agjencitë e zbulimit të SHBA kanë dy teori për origjinën e COVID-19.

Dy agjenci të inteligjencës besojnë se virusi doli natyrshëm nga kontakti njerëzor me kafshë të infektuara dhe një e tretë thotë se burim i pandemisë globale mund të ketë qenë një aksident laboratorik.

“Komuniteti i inteligjencës së SHBA nuk e di saktësisht se ku, kur, apo si u transmetua fillimisht virusi COVID-19, por bashkohet rreth dy skenarëve të mundshëm,” tha Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), duke shtuar se shumica beson se nuk ekziston “informacion i mjaftueshëm për të vlerësuar se njëri skenar ka më shumë të ngjarë se tjetri”.

Deklarata e ODNI nuk identifikon se cilat nga 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin e inteligjencës amerikane besojnë se virusi e ka origjinën te kafshët e infektuara dhe cilat besojnë se e ka origjinën te një aksident laboratorik.

Sidoqoftë, në të dyja rastet, ODNI tha se agjencitë të cilat anojnë në njërin ose në tjetrin shpjegim e bëjnë këtë me “një shkallë të ulët ose të moderuar besimi”, që në gjuhën e inteligjencës nënkupton se ata besojnë se provat, të cilat mbështesin pikëpamjen e tyre, nuk janë përfundimtare.

Zyrtarët nuk pranuan të diskutojnë se cilat agjenci kishin shprehur pikëpamje mbi origjinën e virusit, por theksuan se një shumicë e madhe e agjencive amerikane besojnë se informacioni është i pamjaftueshëm për të përcaktuar se njëri skenar për origjinën e virusit ka qenë më i mundshëm se tjetri.

Biden, thirrje për hetime të mëtejshme

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.

“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha ai.

“Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën”, tha Presidenti Biden./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA GJERMANE MERR VENDIMIN/ Fëmijët dhe të rinjtë mbi 12 vjeç mund të vaksinohen
Previous article VDIQ VETËM DISA JAVË PARA GEORGE FLOYD/ Policë nën akuza për vrasjen e qëllimtë të 33-vjeçarit afro-amerikan në Takoma

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT