• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRUKSELI E DI PËR KË E KAM FJALËN”/ Kurti sqaron deklaratën për kriminelët e luftës
Home
Rajon

“BRUKSELI E DI PËR KË E KAM FJALËN”/ Kurti sqaron deklaratën për kriminelët e luftës

27 May, 2021 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar deklaratën e tij që e ka dhënë në Bruksel ku ka thënë se Ballkanin Perëndimor ka kriminelë të luftës dhe të paqes cilët dominojnë me institucionet dhe partitë politike.

Pas reagimeve të shumta që pati javën që shkoi, në seancën e së enjtes ka thënë se nuk i kupton reagimet në Kosovë pasi që Brukseli dhe Serbia e dinë që e ka pasur fjalën për kriminelët në veri.

“Brukseli e din për kënd e kam pas fjalën, s’di pse disa në Kosovë po lajmërohet kot si kot. Pra, unë nuk besoj që ka luftëtarë të UÇK-së që janë kriminelë të luftës. Unë besoj që kriminel të luftës nuk ka veç në Serbi, por ka edhe në veri, ka edhe në Bosnjë prandaj nuk kam folur me shtete”.

Opozitën e ka quajtur të paaftë për të bërë kritika ndërsa rrezikun e qeverisë së tij e sheh mungesën e kritikave.

“Kemi problem të madh sepse ju jeni të paaftë me bo kritikë. Më lejoni të shpreh ndihmën time për bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Jam i gatshëm t’u jap ide”.

Ndërsa është arsyetuar pse nuk po i vendos masat e reciprocitetit ndaj Serbisë duke thënë se iu nevojitet kohë për ta zbatuar.

Në seancë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a ka ndonjë sqarim se si ka mundësi që vëllai i drejtorit të Doganës që u emërua një muaj më parë nga Qeveria Kurti, ishte personi që e ka bërë shpedicionin e kamionit që u kap me 400 kg kokainë por që nuk morri përgjigje nga Kurti.

“Ky është mega skandal dhe t’i ende s’ke marrë asnjë veprim. Të paktën është dashur të pezullohet e të shihej çfarë fshihet në këtë skandal. Edhe më i madh është skandali se në fillim u raportua për 2200 kg kokainë e në fund u tha se u kapën vetëm 400. Ku mbetën edhe 1800 kg. Dil kryeministër e na sqaro krejt këtë skandal”.

Kritika ndaj qeverisë Kurti ka pasur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Sipas tij qeveria aktuale po jep sinjale se është më e korruptuara nga të gjitha qeveritë e kaluara.

As seanca e së enjtes nuk ka kaluar pa përplasje verbale ndërmjet shefit të grupit parlamentar të LDK-së dhe nënkryetares së Kuvendit Saranda Bogujevci për shkak të futjes në rend dite të raportit të AKP-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Lojtari shqiptar infektohet me Covid-19, në rrezik pjesëmarrja në kompeticionin madhor
Previous article PREZANTOHET TEK BAYERN MUNICH/ Mbrojtësi Richards: Është një ëndërr që kthehet në realitet, jam krenar që...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT