Pas lajmit se kanë rifilluar hetimet për dosjen e “21 janarit”, ka reaguar kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili shkruan se historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Balla shkruan se drejtësia e re është si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit
“Krimi shtetëror i 21 Janarit ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve”, shkuan Balla.


