• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLENDI FEVZIU NË AFRIKË/ Një krokodil dhe një derr i egër kërcënojnë shtëpinë ku ai strehohet
Home
Sociale

BLENDI FEVZIU NË AFRIKË/ Një krokodil dhe një derr i egër kërcënojnë shtëpinë ku ai strehohet

27 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

U mbushën pesë ditë, që kur Fevziu injoroi pandeminë, braktisi Klanin duke depozituar aty vetëm emisione të regjistruara dhe fluturoi për në kontinetin Afrikan, në një eskursion, që do të përshkojë të gjithë hapësirën, ku thuhet se ka lindur njeriu i parë i kësaj bote.

Në mbërritje, ashtu siç e ka zakon, Fevziu ynë zbriti në aeroportin e kryeqytetit të Zimbabwe, Herare, ku u prit nga rreth 2500 kureshtarë, të moshës nga 18-94 vjeç, të cilët kishin vite që e ndiqnin emisionin me famë botnore “Opinion”, në Digitalbin afrikan dhe tashmë në aplikacionin “Klani im”.

Pasi u shplodh për rreth tre orë, Fevziu kërkoi ndjesë përpara kamerave të televizionit publik të Zimbabwe, ngaqë dy vjet më parë, për arsye pune, ai nuk erdhi dot për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit Mugabe.

Në të vërtetë, Fevziu nuk kishte edhe aq faj për këtë mungesë, sepse Mugabe kishte harruar të vdiste dhe nëse do të kishte vazhduar kështu, gjithmonë pa vdekur dhe gjithmonë në pushtet, amerikanët do të ishin kujtuar dhe do ta kishin shpallur non-grata, njëlloj si udhëheqësin tonë Sali Berisha.

Në orët e qëndrimit në kryeqytet, Fevziu i’u përgjigj interesit të gazetarëve, për faktin se si dhe pse ishte njohur Sali Berisha me Mugaben.

–Mugabe ka qenë në Tiranë dhe ka studiuar mjekësi, në një klasë me doktorin tonë, – shpjegoi Fevziu ynë. Pikërisht aty, të dyve i’u ka hipur edhe dëshira e fshehtë për politikë dhe diçka kanë vendosur, që atëherë, për t’i hyrë politikës dhe për të qëndruar deri në vdekje në pushtet.  

Në fund të qëndrimit të shkurtër në kryeqytet, i ndjekur nga rreth 200 njerëz, Fevziu shkoi në varrin e Mugabes dhe ndryshe nga si ai sillet me diktatorët, që i shpërfill dhe i përçmon, sidomos kur ata bien nga pushteti, këtu bëri përjashtim dhe vendosi një buqetë me lule.

Pas kësaj, Fevziu ynë dhe gazetarja e emisionit të njohur “Check in”, shoqëruesja në këtë udhëtim, Alba Danaj, shkuan dhe u strehuan në një shtëpi, ngjitur me ujëvarën më të bukur në botë “Victoria”, që gjendet në lumin Zambezi, në kufirin midis Zambias dhe Zimbabwe.

Aty, sapo vjen ora 18:00 e mbrëmjes, Fevziu është i detyruar të lëvizë jashtë shtëpisë, bashkë me Albën dhe ekipin, me 11 roje të armatosur deri poshtë dhëmbëve, për shkak të rrezikut që paraqesin kafshët e egra ujore dhe tokësore.

Dy nga këto rreziqe, që kërcënuan seriozisht jetën e Fevziut, i paraqiti live, shumë e tronditur, vetë Rudina Magjistari, në emisionin e saj “Rudina”.

Ishin vërtet dy pasdite të tmerrshme, ku njerëzit në Shqipëri, panë me sytë e tyre, se si afër Fevziut tonë, u shfaq një krokodil i llahtarshëm. Por, rasti më i frikshëm, ishte kur Fevziu po kthehej në shtëpi dhe një derr i egër, shumë i hutuar doli prej saj dhe i’u hakërrua edhe Fevziut edhe Albës.

Si duket, derri kishte hyrë në shtëpi në kërkim të ushqimit dhe nga zemërimi që nuk kishte gjetur asgjë për të ngrënë, kishte rrëzuar në tokë, dy nga katër orët që Fevziu kishte në këtë udhëtim, madje orën që mat të dhënat fizike të Fevziut, derri e kishte shkelur me të dyja këmbët. Por, në këtë rast derri kishte ruajtur dy Rolex-ët, duke mos realizuar në këtë mënyrë hatanë e madhe, që do të trondiste të gjithë kontinentin.

Ju bëjmë me dije, se turi i Fevzos në Afrikë vijon dhe po ndiqet nga një pjesë e konsiderueshme e afrikanëve, në lajmet e mbrëmjes.

Më të paduruarit, që po presin vizitën e Fevziut, janë banorët e Etiopisë dhe Botswana-s.

PS. Për t’u plotësuar me njohuri më të gjera, rreth kësaj ngjarje, ju lutemi ndiqni më poshtë videon nga emisioni “Rudina”, ku derri i egër, del nga banesa ku qëndron Fevziu dhe tremb edhe vetë Rudina Magjistarin në studion e Klanit në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA E LARTË RRËZON REKURSIN NDAJ PRENDIT E LUPOS/ Paguani dëmshpërblimin për viktimat e 21 janarit
Previous article VONOI DËRGESAT E VAKSINAVE ANTI-COVID/ BE nis gjyqin me AstraZeneca

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT