Një person është paraqitur sot i plagosur në spitalin rajonal të Vlorës, ndërkohë që kanë qenë mjekët që kanë njoftuar menjëherë policinë. Ai quhet Ergys Lekaj, 39 vjeç.
Ai ka plagë në të dyja këmbët teksa Policia e ka marrë në pyetje në spital ku mësohet se e kanë qëlluar me pistoletë. I plagosuri iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lungomare, por nuk dihet ende vendi i saktë se ku u plagos Likaj. Deri më tani Likaj nuk njihet për person problematik apo me rekord kriminal, ndërsa autoritetet kanë shoqëruar një person.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


