• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DYFYTYRËSIA/ Berisha: Soros miku i madh i Shqipërisë, Meta marrëveshje të fshehtë me fondacionin e tij
Home
Politikë

DYFYTYRËSIA/ Berisha: Soros miku i madh i Shqipërisë, Meta marrëveshje të fshehtë me fondacionin e tij

26 May, 2021 Delo.autor Politikë

Sali Berisha ka nisur një fushatës të koordinuar sulmesh kundër George Soros, duke e akuzuar se qëndron pas vendimit historik dhe ekstrem të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e tij dhe të familjes biologjike në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe pengim të drejtësisë. Fushatës së Berishës i është bashkuar edhe aleati i tij, Ilir Meta, i cili u shpreh se shpallja e Berishës ‘non grata’ “ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”. Sipas tyre, Soros ka lobuar për të shpallur Berishën ‘non grata’ në shenjë hakmarrje, për shkak të qëndrimeve të Berishës kundër ndarjes së Kosovës dhe reformës sorosiane në drejtësi.

Por a po e përdorin Berisha dhe Familja e tij George Soros, si armik imagjinar dhe alibi për të zbutur pasojat e goditjes që morën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, relativizuar vulën që u vendosi DASH si Familje e korruptuar dhe për të justifikuar vijimin e kontrollit të Partisë Demokratike? Faktet nuk lënë shumë vend për dyshime. 13 vite më parë, në 25 janar të 2008, Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”.

Nga miku i madh, befas Soros shpallet armik. Duke akuzuar Soros për gjëmën që i erdhi nga SHBA, Berisha ka pohuar tre ditë më parë se “Dhe çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara nga Soros dhe ishte Rama direkt me hetimi qeveritar anti-korrupsion…Çdo goditje e ka një arsye. Për arsye se qëndrimet që unë kam mbajtur nuk janë pëlqyer. Qoftë për ndryshimin e kufijve, qoftë për Sorosin, qoftë për denoncimet e veprimeve antikushtetuese me Reformën në Drejtësi”.

Nga ana tjetër, Ilir Meta, në vitet 2014-2015, ishte në krye të tryezave të organizuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, krijuar nga Soros, për reformën në drejtësi. Madje, në 13 shkurt të vitit 2015, Kuvendi i Shqipërisë me në krye Ilir Metën ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me Fondacioni Shoqëria e Hapur për reformën në drejtësi. Marrëveshja është firmosur nga Albana Shtylla, në atë kohë Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, krahu i djathtë i Metës. Çuditërisht memorandumi nuk është bërë publikuar nga Kuvendi nën drejtimin e Metës.

Katër vite më vonë, në korrik të 2019, Meta paralajmëronte dhe kërcënonte Soros, me këtë mesazh: “Të vazhdojë të punojë, të investojë në tregje të mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, dhe është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Është i racës së politikanëve të tipit Avni Rustemi, edhe i ca shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, si Vojo Kushi etj”.

Në tryezat e organizuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për reformën në drejtësi, në vitet 2014-2015, kanë marrë pjesë përfaqësues të PD, ku spikaste Oerd Bylykbashi, i besuar i Bashës dhe Berishës. Në fund të vitit 2014, Lulzim Basha ka zhvillonte një takim me George Soros, në selinë e PD-së, ku i pranishëm ka qenë edhe Henri Çili. Të gjitha këto fakte, konfirmojnë se Berisha se Soros është thjeshtë një alibi e Berishës për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit, për të mos lëshuar PD-në dhe për të mjegulluar në sytë e demokratëve goditjen kapitulluese që mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Meta në tryezat e Fondacionit Soros në 2015 për reformën në drejtësi

 

 

 Marrëveshja e sekretares së Metës me Fondacionin Soros

 

 Bylykbashi në tryezat e Fondacionit Soros në 2015 për reformën në drejtësi
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Gjekmarkaj: Lulzim Basha fitues, u jep siguri votuesve për të ardhmen
Previous article PLAGOSJE NË LUNGOMARE/ Kush është 39-vjeçari që është qëlluar me plumba në të dyja këmbët (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT