• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI SHOKUES/ 74-vjeçari shqiptar: Vrava një prostitutë amerikane, i preva gjymtyrët me thikë
Home
Sociale

RRËFIMI SHOKUES/ 74-vjeçari shqiptar: Vrava një prostitutë amerikane, i preva gjymtyrët me thikë

26 May, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live” këtë të mërkurë ishte një 74-vjeçar i quajtur Gazi, me origjinë nga Devolli. Vite më parë ai kishte kryer një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën kishte bërë 48 vite burg.

74-vjeçari rrëfeu të gjithë historinë shokuese në studio, teksa bëri dhe apel për kushte më të mira jetese. Ai tha se kishte marrë në shtëpi një prostitutë, të cilën më pas e kishte vrarë.

“Në ’66 u arratisa nga Shqipëria me shokun tim. Kam qenë 18 vjeç. Në Amerikë punoja si kuzhinier, pjatalarës, gjëra kështu nëpër restorante. Më vonë u ngatërruam me një prostitutë, unë e mora në shtëpinë time. Unë nuk kisha ndonjë lidhje me të, por u ngatërrova kot me atë. E mora në shtëpi edhe më tha që donte ta paguaja. Unë i thashë që nuk kam para për të paguar se unë isha i martuar, kisha gruan time. Gruaja ishte në Kanada te familja e saj kur ndodhi kjo ngjarje. Nuk e mora për të kryer marrëdhënie, e mora ta ndihmoja. Ajo ishte prostitutë, më zuri për gryke. Më kërcënoi. Unë si përfundim e vrava me pistoletë, të cilën e kisha marrë për vetëmbrojtje. Dënimi ishte aq i lartë, sepse unë bashkë me atë shokun tim e premë në copa këtë gruan e vdekur, se nuk kishim si ta nxirrnim jashtë nga dhoma. Kishim frikë të njoftonim policinë. Jo vetëm që e masakruam dhe e fshehëm, por e lamë jashtë dhe e futëm në këto qeset që përdoren për të hequr plehrat. Vrasjen e zbuloi pronari i apartamentit. Ai raportoi në polici. E pranova krimin. Fillimisht u dënova me burgim të përjetshëm, por bëra 48 vite burg. Nuk ka pasur ditë që s’jam penduar. Më mirë ta kisha lënë të më vriste, se sa të vrisja atë”, tregoi ai.

Gazi shtoi se miku i tij nuk ishte dënuar. “Miku im nuk u dënua se unë thashë që ai nuk ishte aty atë mbrëmje kur ndodhi krimi”, tha 74-vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse kandidatët për Kryetar të PD, nuk guxojnë që të distancohen nga Sali Berisha
Previous article MERKATO E VERËS/ U mor me bujë të madhe, Milan kthen talentin në shtëpi. Ja emri...

F.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT