• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse kandidatët për Kryetar të PD, nuk guxojnë që të distancohen nga Sali Berisha
Home
Ekskluzive

Pse kandidatët për Kryetar të PD, nuk guxojnë që të distancohen nga Sali Berisha

26 May, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Nëse do të duhej të gjenim një pikë të përbashkët mes katër kandidatëve në garën për Kreun e PD më 13 qershor, ajo është mungesa e guximit të tyre për të shkuar nesër tek “atvrasja” politike e Sali Berishës. Lulzim Basha kishte 8 vjet për ta bërë, por as nuk kishte dhe duket se as nuk ka këllqe që ta bëjë. Madje, e ka mbrojtur këtë akt, duke e shpjeguar tek libri “Misioni im”!
Në kushtet kur edhe SHBA e ka shpallur Sali Berishën “non grata”, u duk sikur tre sfidantët e Lulzim Bashës në këtë garë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj, do ta kishin shumë më të thjeshtë që ta bënin.
E para, sepse duke kërkuar largimin e Sali Berishës nga PD, për tu mbrojtur individualisht përballë akuzave nga Departamenti Amerikan i Shtetit, secili prej kandidatëve të tjerë në garë do bënin diferencën e thellë me Lulzim Bashën. Do dtë diferencoheshin qartë dhe dukshëm, nga Kryetari i PD që bashkë me Sali Berishën, i kanë çuar në humbjen e pesë palë zgjedhjeve të fundit rresht duke i mbajtur 12 vjet në opozitë.
E dyta, përmesa distancimit të qartë dhe të prerë nga Sali Berisha, ata do ia dilnin që të mernin mbështetjen e të gjithë demokratëve që në luftë mes Sali Berishës dhe SHBA, janë me aleatin më të madh strategjik të shqiptarëve.
E treta, pozicionimi në të kundërt me Sali Berishën e Lulzim Bashën do i identifikonte kandidatët e tjerë si e ardhmja dhe jo si e shkuara e PD. Duke luftuar kundër atyre që drejtojnë njëri “de facto” e tjetri “de jure” partinë, ata do ta poziciononin edhe Lulzim Bashën si e shkuara, që nuk shkëputet nga mëkatet e paraardhësit të tij.
E katërta, ky ishte edhe momenti që ata të tregonin “skeletet e tyre në dollap”, që nuk i lë të shkëputen nga njëri tjetri, duke u bërë vëllezër siamezë në politikë.
E pesta, duke mos u ndarë dot qartë dhe prerë nga Sali Berisha dhe duke mos u distancuar bashkë me të edhe nga Lulzim Basha, tre kandidatët e tjerë nuk do ia dalin që të ngjizin profilet e tyre si alternative reale për të ardhmen e lidershipit të ri të PD.
Herët ose vonë PD do të shkëputet nga Sali Berisha, duke qenë edhe këtë radhë e rreshtuar në anën e duhur të historisë, përkrah SHBA dhe BE. Por kur ajo ditë të vijë, as Agron Shehaj, as Edith Harxhi dhe as Fatbardh Kadilli nuk do të jenë më aty. Sepse do i ketë marë përpara rrota e historisë, e cila nuk ndalet dot nga askush.
Nëse dikush nuk ka guxim që ta bëjë këtë sot, për shkak se është peng i Sali Berishës apo i historisë së tij personale në politikë, nuk do ia dalë dot kurrë nesër që të kapi trenin e historisë që është nisur tashmë për në destinacionin e ri.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEUTA-APOLONIA/ Bregu realizon EURO GOL nga goditja e dënimit, shpërthen festa në "Niko Dovana" (VIDEO)
Previous article RRËFIMI SHOKUES/ 74-vjeçari shqiptar: Vrava një prostitutë amerikane, i preva gjymtyrët me thikë

F.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT