• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHEN DOKUMENTET SEKRETE/ Si i lejoi Berisha firmat piramidale
Home
Politikë

ZBULOHEN DOKUMENTET SEKRETE/ Si i lejoi Berisha firmat piramidale

25 May, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenca e Sali Berishës, ka prodhuar një prej dramave më të mëdha sociale me efekt në pjesën dërrmuese të shoqërisë. Mes viteve 1993-1996, Shqipëria njohu një fenomen që do ta çonte drejt anarkisë së vitit 1997. Plot 25 firma piramidale u krijuan dhe mashtruan qindra mijëra shqiptarë. Skema e mashtrimit ishte masive dhe ishin të rrallë ata që nuk humbën kursime.

Për të ndalur gjëmën, qeveria e kohës nuk bëri asgjë edhe pse gjithçka bëhej me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Top Story ka siguruar disa dokumente sekrete të papublikuara kurrë më parë që rëndojnë së tepërmi rolin e ish-presidentit Berisha. Banka e Shqipërisë, përmes kësaj shkrese, informon Presidentin mbi mashtrimin që po ndodh me piramidat dhe kërkon ndërhyrje për bllokimin e aktivitetit të tyre.

“Ishin ata që hapën çështjen e rubinetës në Bankën e Shqipërisë po mos të donin ata kreditorët nuk merrnin. Prandaj revolta popullore filluan gradualisht të nxeheshin. Unë mbaj përgjegjsi ndoshta për shpërdorim detyre që ai ende sot se ka kuptuar.Që po të shikosh dokumentacionet nga të gjitha instancat i drejtoheshin presidentit. Ju lutemi ndalojeni këtë kredi huamarrje. Ai nuk reagonte po thoshte: Parat e shqipatrëve janë të pastra” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005

Përgjigja që vjen nga ekzekutivi i kohës është se ajo që duhej bërë ishte auditimi dhe jo mbyllja e firmave piramidale.
“Presidenti kërkonte me nisistim auditim, auditim jo bllokim administrim” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve
1997-2005

Në fakt, alarmi i dhënë ishte totalisht i bazuar në informacione dhe të dhëna të sigurta nga financierët e sistemit. Përqindjet që ofronin firmat piramidale ishin jashtë cdo llogjike të shëndoshë ekonomike. Ishte e qartë se pas tyre fshihej një megaskemë mashtrimi dhe shpërthimi ishte çështje kohe” u shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005
“Ne kemi dhënë me pamje filmike, ka dokumenta të plota që të gjithë ish-deputetët e asaj periudhe përfshi figurat kryesore, ministra, zevendës kryeministra dilnin në krahë të firmave piramidale dhe premtonin” shpreh Faraudin Arapi, Kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005
Dokumentet sekrete ekskluzive që publikohen nga Top Story tregojnë se gjithçka është bërë me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Pasoja, ishte një prej gjëmave më të mëdha që ka kaluar vendi.

Falimenti i piramidave, solli një “Depresion të Madh” që nuk influencoi botën si ai i viteve ‘30, por një shoqëri të varfër e zhytur në mjerim si Shqipëria. Mijëra qytetarë u derdhën nëpër sheshet e qyteteve në protesta që shënuan përleshje të ashpra me policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga largimi i bashkëpunëtorëve te arrestimi i kryetarit të opozitës , si u shndërrua Berisha në president autoritar
Previous article ÇËSHTJA "SUPER LEAGUE"/ Dridhen Juventus, Barcelona dhe Real Madrid. UEFA zyrtarizon vendimin

F.autor

Postime të ngjashme

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse Aktualitet

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT