Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos që mandatin e politikanit socialist në Qarkun e Fierit ta marrë Gentiana Cakrani. Fino ndërroi jetë nga Covid-19 kur listat e partive ishin miratuar, dhe tashmë vendin e tij do ta zërë Cakrani.
Gentiana Cakrani renditej e 11 në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit dhe me vakancën e krijuar për shkak të ndarjes nga jeta të Finos, KQZ vendosi sot në seancë publike që mandatin ta marrë kandidatja Cakrani.
Deputeti socialist Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e 29 marsit 2021. Kryeministri Edi Rama e shpalli atë datë, ditë zie kombëtare dhe të gjithë aktorët politikë u bënë bashkë dhe nderuan figurën e tij, si një nga ligjvënësit më aktivë të politikës shqiptare.
I infektuar prej më shumë se një muaji nga Covid-19, Bashkim Fino mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 29 marsit.


