Do të mblidhet sot Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta për procesin e shkarkimit të presidentit. Një ditë më parë Meta refuzoi që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Komisioni Hetimor pritet që të hartojë një raport paraprak në lidhje me provat e mbledhura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


