• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEFENDER 2021” NË TIRANË/ Ushtarët e SHBA: Shqipëria shumë e bukur, do kthehemi si turistë (VIDEO)
Home
Sociale

“DEFENDER 2021” NË TIRANË/ Ushtarët e SHBA: Shqipëria shumë e bukur, do kthehemi si turistë (VIDEO)

23 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Kryeqyteti i Shqipërisë është bërë “teatër” i demonstrimit të radhës së Forcave të Armatosura Shqiptare në bashkëpunim me Forcat e NATO-s, në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Entuziazmi dhe kërshëria ishin kryefjalë e ecejakeve të qytetarëve të Tiranës që ushqyen kuriozitetin e tyre duke prekur nga afër armatimet dhe logjistikën ushtarake të ekspozuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku ndër të tjera dhe u demonstrua forca e Aleancës së Atlantikut të Veriut përmes një ushtrimi ushtarak, i cili përfshinte aksione nga qielli dhe toka.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër takimin e qytetarëve të kryeqytetit me forcat e armatosura amerikane dhe shqiptare që mbushën sheshin përpara kampusit qendror me konture të gjelbërta ushtarake, me armatimet më të fundit si dhe helikopterët “Black Hawk”.

Disa ushtarakë amerikanë u shprehën se Shqipëria është një vend shumë i bukur, ku me kënaqësi do të riktheheshin për pushime.

“Na pëlqen shumë. Na pëlqen absolutisht shumë. Pamje si këto nuk gjenden në Amerikë. Peizazhi dhe pamjet janë të mrekullueshme. Njerëzit janë shumë të këndshëm dhe miqësorë dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”,- tha njëra prej ushtarakeve të SHBA për ATSH-në.

E pyetur nëse do ta vizitonte Shqipërinë si turiste, ajo theksoi se “absolutisht po”. “Ushqimi këtu është i mrekullueshëm. Na pëlqen vërtet shumë. Sinqerisht, ju faleminderit shumë”,- tha ushtarakja amerikane.

“Ne vizituam kalanë atje lart në kodër dhe që ishte diçka vërtet zbavitëse. Po, padyshim që do të vija për pushime në Shqipëri”,- tha një tjetër ushtarake.

“E dua shumë Shqipërinë, i adhuroj gatimet, motin, malet. Është vend shumë i bukur. Patëm mundësinë të vizitonim kalanë. Më pëlqeu shumë përvoja e ngjitjes nëpër shkallët e gurtë. Ishte fantastike. Absolutisht po. Do të kisha uruar madje që të mund të qëndroja këtu”,- tha për ATSH një ushtarake tjetër.

Gerstner, një prej ushtarakëve në sheshin “Nënë Tereza” u shpreh për ATSH-në se, “stërvitja “Defender 21″ është shumë e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin mes forcave të armatosura të Atlantikut të Veriut. Ndërveprim që na mundëson të punojmë së bashku, është shumë i rëndësishëm, pasi na mundëson të mësojmë disa prej rregullave modeleve të tjera ushtarake, si dhe të punojmë me vendet partnere. Kështu ne patëm mundësi të flasim dhe bashkëpunojmë për stërvitjet e ardhshme, madje edhe për stërvitjen aktuale”.

“Shqipëria është vend i bukur. Ne patëm mundësinë të stërviteshim me forcat ajrore shqiptare. Shkuam në Bizë, në veri të Tiranës, nëpër zonën bregdetare. Është vend shumë i bukur. Po, në fakt unë u takova me një udhërrëfyes turistik dhe do të më pëlqente shumë të kthehesha sërish si turist këtu bashkë me familjen time. Është vend i bukur”,- tha Gerstner.

Demonstrimet  vijnë në kuadër të stërvitjes, “Defender Europe 2021”, që po zhvillohet prej 4 majit në vendin tonë dhe që është më e madhja në 3 dekadat e fundit. Me anë të kësaj stërvitje po demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Stërvitja “Defender 21”, po kryhet në bazat ushtarake të Bizës, Kuçovës, Pashaliman, Farkë, Rinas, Durrës dhe Zall-Herr. Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ I riu me kapuç e bidon benzine i vë flakën lokalit te "Myslym Shyri" (VIDEO)
Previous article 13 QERSHORI/ Gara për kryetarin e ri të PD, skualifikohen 3 kandidatë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë Aktualitet

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT