• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA NJË MJEDIS MALOR MADHËSHTOR…”/ Faqja e njohur: Shqipëria një destinacion turistik pa rrezik, pavarësisht Covid-19
Home
Ne sytë e të huajve

“KA NJË MJEDIS MALOR MADHËSHTOR…”/ Faqja e njohur: Shqipëria një destinacion turistik pa rrezik, pavarësisht Covid-19

23 May, 2021 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Shumica e destinacioneve globale të pushimeve konsiderohen ende si zona me rrezik për COVID-19 dhe shumë vende që do të ishin të sigurta si destinacione udhëtimi nuk i lejojnë turistët të hyjnë në vend.

Por jo kur bëhet fjalë për Shqipërinë.

”Shqipëria nuk konsiderohet një destinacion klasik pushimesh për gjermanët, por ka shumë për të ofruar”, sipas faqes së njohur online të shoqatës më të madhe automobilistike të Europës, ADAC.

”Shqipëria ka një mjedis malor madhështor dhe shpesh ende të virgjër, qytete piktoreske që dëshmojnë për një të kaluar të pasur, historike, si edhe një bregdet mesdhetar plot mundësi për të pushuar”, shton ADAC.

Pasi numri i infeksioneve të reja të COVID-19 ka rënë ndjeshëm javët e fundit, vendi nuk është më një zonë rreziku.

Gjithashtu, edhe paralajmërimi për udhëtimet nga Ministria e Jashtme gjermane është hequr.

”Pushuesit nga Gjermania mund të hyjnë lirisht në Shqipëri. Nuk kërkohet një test negativ COVID-19 dhe nuk ka karantinë në vend”, shkruan ADAC.

”Hyrja është e mundur nga të gjithë kufijtë, tokësorë ose ajrorë. Madje ekziston një linjë fluturimi e drejtpërdrejt me kryeqytetin, Tiranën, nga Frankfurti. Hotelet, vendet për kamping dhe restorantet janë të hapura me kërkesat e higjienës”, përfundon shkrimin e saj shoqata më e madhe automobilistike e Europës, ADAC./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DEFENDER 21"/ Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA! Mision i përbashkët...
Previous article "DEFENDER 21"/ Yuri Kim: Amerika ka një aleat të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT