• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEFENDER 21″/ Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA! Mision i përbashkët…
Home
Politikë

“DEFENDER 21″/ Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA! Mision i përbashkët…

23 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në ceremoninë  e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, se ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Është një privilegj që sot në emër të qeverisë së Shqipërisë tju shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe mesazhi i saj. Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, me përkushtimin e sakrificat e tyre, t’ju shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre. Dua t’i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA dhe të gjitha vendet e tjera si dhe dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së Qeverisë së SHBA në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve, duke përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, qoftë të Drejtësisë. Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake që jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë. Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur për t’i dhënë mundësi qytetarëve të vijën të vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal, nuk do ishte  e tillë sot nëse nuk do të kishte qenë mbështetja konkrete e SHBA për rritjen e vazhdueshme të kapacitete të Ushtrisë Shqiptare. Kam shumë besim edhe bazuar në bisedat me Gjeneralët, por edhe me bashkëveprimin e vazhdueshëm me ambasadoren Kim se do të mund të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve cilësore të FA duke krijuar besim të mëtejshëm. Të rinjtë gjithnjë e më shumë do ta shohin adresën e FA si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre pas formimit. Krijimi i një kapaciteti të ri akademik për rritjen kapacitetit të forcave njerëzore të FA është misioni i përbashkët i Qeverisë dhe i përfaqësisë së SHBA në Shqipëri. Jam shumë falënderues e mirënjohës për të gjithë sa janë përfshirë në këtë proces të transformimit ët Forcave të Armatosura dhe kjo stërvitje nuk mbaron me mbarimin e saj në afatin e përcaktuar, por do vazhdojë të influencojë të gjithë ushtarakët tanë. Uroj që miqësia mes Shqipërisë dhe SHBA të jetë e përjetshëm dhe ne të jemi krah për krah sot nesër dhe përgjithmonë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNA IME..."/ Angela Martini feston ditëlindjen me shënimin e hershëm të së ëmës (FOTO)
Previous article "KA NJË MJEDIS MALOR MADHËSHTOR..."/ Faqja e njohur: Shqipëria një destinacion turistik pa rrezik, pavarësisht Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT