• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjermania mbyll dyert për Britaninë e Madhe
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjermania mbyll dyert për Britaninë e Madhe

23 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit. Këtë e bëri të ditur Instituti Robert Koch, RKI. Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani. Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani. Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.

Ndërkohë për Francën, Slloveninë, Kroacinë për shkak të uljes së numrit të infektimeve është hequr detyrimi i përgjithshëm i karantinës nga 5 deri në 10 ditë. Tre vendet e BE nga e diela konsiderohen zonë normale e rrezikut. Nga lista e vendeve të rrezikuara hiqen Sllovakia, Finlanda, Rumania, San Marino dhe Xhamajka si edhe rajone të caktuara në Spanjë dhe Irlandë.

11 vende veçanërisht të rrezikuara

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë prej disa kohësh që kthehet sërish në zonë të variantit të virusit. Në këtë kategori renditen vetëm 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Varianti indian i virusit B.1.617.2 konsiderohet si veçanërisht ngjitës dhe ka qenë arsyeja e shpërthimit të pamasë të infektime në Indi në muajt e fundit. Në Britaninë e Madhe janë bërë të njohura 3400 raste me variantin e virusit, si epiqendra konsiderohen qytetet Blackburn dhe Bolton.

Sipas Institutit Robert Koch nuk ka të dhëna të plota për këtë variant, por supozohet, se ai transmentohet më shpejt, dhe vaksina ka efekt më të dobët, tha presidenti i RKi, Lothar Wieler në Berlin. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh i shqetësuar për Britaninë e Madhe. Varianti i testuar atje nuk duhet të përhapet në Gjermani, tha ai. Britania u konsiderua muajt e fundit si model suksesi në lidhje me luftimin e pandemisë. Një mbyllje e fortë e vendit dhe shpejtësia e vaksinimit i ulën shifrat e infektimeve, gjë që bëri që qeveria gjermane ta heqë përkohësisht Britaninë e Madhe nga lista e zonave të rrezikuara.

Kritika ndaj Boris Johnsonit

Qeveria britanike vetë tregohet optimiste, se do ta verë nën kontroll përhapjen e këtij variante. Në zonat e prekura u rritën së tepërmi kapacitetet e tesimit. Ndërkohë aty të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen, në një kohë që në të gjithë vendin mosha është përcaktuar mbi 34 vjeç.

Aktualisht ka kritika ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ai e vendosi pas një hezitimi të gjatë Indinë në “listën e kuqe” të udhëtimeve. Përveç kësaj edhe pas këtij kategorizimi ka pasur disa fluturime të drejtpërdrejta nga India në Britaninë e Madhe, thuhet në mediat britanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E "DEFENDER 21"/ Kim publikon FOTO me Gjenerale Brigadieren Amerikane: E para grua që mban këtë post
Previous article MBLIDHET SOT KRYESIA E PD-SË/ Pritet miratimi i 4 kandidatëve që sfidojnë Lulzim Bashën

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT