• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I SEIT MANAHASËS PASI MORI PENG DHE KEQTRAJTOI NJË PERSON/ Policia: Një tjetër person në kërkim, kërkonte…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I SEIT MANAHASËS PASI MORI PENG DHE KEQTRAJTOI NJË PERSON/ Policia: Një tjetër person në kërkim, kërkonte…

22 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 38-vjeçarit Seit Manahsa, i cili u vu në pranga pas një aksioni të befasishëm të Renea-s.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Seit Manahasa, së bashku me një bashkëpunëtor, shtetasin K. M., kanë marrë peng për disa orë shtetasit G. M., dhe F. D., si dhe nëpërmjet dhunës i kanë marrë shumën e 12.000 lekëve.

Njëkohësisht, mes kërcënimit dhe shantazhit, ata kanë pasur qëllim për t’i marrë pengmarrësve shumën prej 20 mijë eurove.

Ndonëse arrestimi i Manahasës është bërë i mundur, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin tjetër, K. M., dhe po punon për kapjen e tij.

“Peqin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.

Operacioni nga DVP Elbasan dhe Renea.

Vihet në pranga njëri nga autorët që i hoqën lirinë dy shtetasve, shpallet në kërkim bashkautori.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas denoncimit të marrë nga shtetasi G. M. dhe shtetasja F. D. se në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë një poligoni inertesh. ishin kapur dhe mbajtur peng nga dy shtetas, të cilët i kishin kërcënuar dhe keqtrajtuar ata për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Mbi bazën e provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua nga DVP Elbasan dhe Renea, operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

S. M., 38 vjeç, banues në Peqin.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit S. M. dhe shpallja në kërkim e bashkautorit tjetër, shtetasit K. M., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit G. M. dhe shtetases F. D., dhe nëpërmjet dhunës iu kanë kanë marrë 12.000 lekë.

Njëkohësisht i kanë kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim për t’iu dhënë një shumë prej 20.000 eurosh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënje pasurie”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Kujtojmë Manahasa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi për disa javë ai u mbajt në qeli si i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Emiliano Ramazanit, por kjo akuzë ra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VOGLA IME..."/ Vajza i feston ditëlindjen, Emina Çunmulaj ndan kujtimet më të bukura para dhe pas lindjes së saj
Previous article NATA FINALE E "EUROVISION 2021"/ Skena pushtohet nga "Karma", Anxhela Peristeri përfundon performancën e dyta (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT