• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE JEMI DUKE HAPUR NJË KAPITULL TË RI”/ NATO-ja do të vazhdojë trajnimin e forcave afgane edhe pas tërheqjes
Home
Nderkombetare

“NE JEMI DUKE HAPUR NJË KAPITULL TË RI”/ NATO-ja do të vazhdojë trajnimin e forcave afgane edhe pas tërheqjes

21 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

NATO-ja ka thënë se do të vazhdojë trajnimin e forcave afgane të sigurisë jashtë Afganistanit, pasi trupat ndërkombëtare të tërhiqen nga ky shtet në muajin shtator.

“Teksa i japim fund prezencës ushtarake, ne jemi duke hapur një kapitull të ri”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg para gazetarëve në Paris, pas bisedës që ka zhvilluar me presidentin francez Emmanual Macron.

Stoltenberg ka thënë se roli i ri i NATO-s do të përfshijë dhënien e “këshillave dhe ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse për institucionet afgane të sigurisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare”.

Ai ka thënë se NATO-ja po ashtu planifikon “që të ofrojë edukim ushtarak dhe trajnim jashtë Afganistanit, duke u fokusuar në Forcat e Operacioneve Speciale”.

Ende nuk është bërë e qartë se për çfarë trajnime ka folur Stoltenberg.

Ekzistojnë shqetësime se talibanët ka mundësi që të tejkalojnë kapacitetet e forcave afgane të sigurisë, të cilat varen nga inteligjenca dhe mbështetja ajrore e NATO-s, pas tërheqjes së trupave të huaja.

Talibanët kanë nisur ofensiva masive në veri dhe jug të Afganistanit, prej nisjes së tërheqjes së trupave të huaja më 1 maj, duke pushtuar kështu distrikte.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje për Qeverinë afgane të përkrahur nga Perëndimi, përmes financimit të ushtrisë por edhe mbështetjes së ofruar nga bazat amerikane qindra milje larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAKSIMILE/ Privatizimi i "Kompleksit Partizani", si Berisha eliminoi zyrtarët që s' firmosën në favor të Jamarbër Malltezit
Previous article GRABITËSIT MBYTËN 20-VJEÇAREN NË SY TË FOSHNJËS/ Hetuesit grekë: E vranë se bërtiti, burri heshti

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT