• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEMOKRACIA DHE AKSIONI CIVIL/ Qeveria shqiptare dhe ajo zvicerane nënshkruajnë marrëveshjen
Home
Politikë

DEMOKRACIA DHE AKSIONI CIVIL/ Qeveria shqiptare dhe ajo zvicerane nënshkruajnë marrëveshjen

21 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Qeveritë shqiptare dhe zvicerane nënshkruajnë marrëveshjen për projektin që mbështet demokracinë vendore dhe aksionin civil

Një marrëveshje e nënshkruar sot formalizon bashkëpunimin zvicerano-shqiptar për forcimin e aksionit civil në nivel vendor përmes LevizAlbania – një projekt që financon nisma për përmirësimin e demokracisë dhe shërbimeve në nivel bashkie.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Zv.shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier nënshkruan marrëveshjen, e cila siguron zbatimin e projektit LevizAlbania – një program grantesh që financon aksione civile dhe nisma qytetare për më shumë demokraci dhe shërbime më të mira në nivel vendor.

Nënshkrimi i sotëm formalizon fazën e dytë këtij projekti, që do të zgjasë deri në 30 qershor 2023. Totali i parashikuar për t’u shpenzuar për fazën e dytë kap shumë 6.9 milionë franga zvicerane. Ky projekt ka synim kryesor forcimin e mirëqeverisjes në nivel lokal, me përfshirjen e aktorëve të shoqërisë civile. Duke pasur mbështetjen e palës zvicerane që përfaqëson një model të përkryer të vetëqeverisjes lokale, ne jemi të sigurt se ky projekt do të realizojë më si miri qëllimet e përcaktuara”, tha zv.ministrja Kuko.

Marrëveshja dypalëshe siguron që të dy qeveritë do të bashkëpunojnë për drejtimin dhe zbatimin e projektit të granteve drejt një demokracie të përmirësuar në nivel vendor. Një gamë e gjerë aksionesh, nismash dhe projektesh të mbështetur dhe të financuar nga LevizAlbania përfshijnë rritje të transparencës, menaxhimin më të mirë financiar, dhe shërbime të reja në nivel bashkie. Nisma të tjera adresojnë përfshirjen sociale, çështjet e rinisë, kulturën dhe mjedisin.

“Ne e shohim angazhimin civil si thelbësor për demokracinë. Prania dhe aksioni i aktorëve të shoqërisë civile është shumë i nevojshëm për të siguruar që vendimet merren për interesin më të mirë të qytetarëve dhe të publikut. Grupet dhe individët civilë aktivë sjellin para zyrtarëve të zgjedhur shqetësime dhe zgjidhje të cilat nuk mund dhe nuk duhet të injorohen”, tha Patrik Meier, Zv.shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës.
LevizAlbania synon të aftësojë aktorët civilë që të ndikojnë qeverisjen vendore dhe të përmirësojnë demokracinë dhe dhënien e shërbimeve nga bashkitë. Ky është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që siguron mbështetje për organizata, grupe informale dhe individë aktivë në fushën e aksionit civil, deri në vitin 2023 🇦🇱🤝🇨🇭

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRIATIK LLALLA U DËNUA ME 2 VITE BURG/ Gjykata publikon arsyetimin: Dënimi, në një burg të sigurisë së zakonshme
Previous article JO VETËM LEDRI/ Edhe Sara i paska dedikuar një tatuazh në lëkurë Poem Blu

s.autor

Postime të ngjashme

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT