Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se politika duhet ta lexojë ashtu siç është vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla teksa e cilësoi vendimin një lajm të mirë tha se kjo është çështje që i takon drejtësisë.
“Të gjithë ata që bënë gjithçka për të kundërshtuar reformën në drejtësi, pasi duhet ta themi për ata që se kanë kuptuar, se themeli i kësaj reforme nuk ishte ringritja nga themelet i paanshmërisë. Por një nga themelet e tjera ishte dhe procesi i vettingut. Procesi i vettingut sot, që ta dini ju kolegë të opozitës, në shumë vende të tjera, sugjerohet si një instrument për të shpëtuar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni. PS në 2016 donte të prishte aleancën me LSI, pasi ajo donte të bllokonte reformën në drejtësi. Ne duhet të vazhdojmë si Kuvend që ta mbështesim çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Në muajt e kaluar ne kemi votuar pjesë të kësaj pakete. Mendoj se partitë politike duhet ta dinë se çuarja para e reformës është rruga e Shqipërisë sonë drejt BE.


