• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ Sekuestrohen 400 kg kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni kishte ardhur në Durrës
Home
Breaking News

DALIN PAMJET/ Sekuestrohen 400 kg kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni kishte ardhur në Durrës

17 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qindra kilogramë kokainë janë kapur në Lipjan të Kosovës pasditen e sotme në një kamion që mbante produkte mishi.

Bahri Shala, kreu i Drejtorisë së Anti Drogës tha për Top Channel se sasia e kapur e kokainës është 300-400 kilogramë.

Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 ton. Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve.

Kamioni i kuq me targë 01 263 ODME me këtë sasi kokaine ka qenë fillimisht në Durrës duke kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tij dhe kush fshihet pas kësaj sasie të madhe droge.

Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit.

Kjo është hera e tretë e kapjes së një sasie të madhe me kokainë që lidhet me portin e Durrësit.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt ky i fundit i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITUATA ËSHTË E QETË..."/ Pipero jep LAJMIN E MIRË: Koha për të çliruar vendin nga masat
Previous article "PO BËN MASAKËR ELEKTORALE BRENDA PD..."/ Grupi kundër Bashës: Emëroi KQZ e partisë dhe ka lista fiktive anëtarësie. Kontrollon gjithçka

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT