• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO BËN MASAKËR ELEKTORALE BRENDA PD…”/ Grupi kundër Bashës: Emëroi KQZ e partisë dhe ka lista fiktive anëtarësie. Kontrollon gjithçka
Home
Politikë

“PO BËN MASAKËR ELEKTORALE BRENDA PD…”/ Grupi kundër Bashës: Emëroi KQZ e partisë dhe ka lista fiktive anëtarësie. Kontrollon gjithçka

17 May, 2021 s.autor Politikë

Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i cili kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës.

Kur të gjithë demokratët prisnin një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e Kryetarit të Partisë, Lulzim Basha vendosi hapjen e zgjedhjeve të parakohëshme për kryetar partie.

Ky vendim tregon se shqetësimi i Lulzim Bashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale por mbajtja e karriges së Kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as çertifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të çertifikonte veten e tij si kryetar.

Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.

Kryetari i Partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme.

Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidadurave. Pra, Kryetari përcakton kundërshtarët e tij.

Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk trajtoi problemin themelor të zgjedhjeve për kryetarin e partisë në vitin 2017 që janë listat e anëtarësisë.

Listat janë fiktive dhe nuk përfaqësojne realisht anëtarësinë dhe nuk ka transparencë në të gjithë këtë proces.

Atëherë pyesim Z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë, dhe kriteret e pranimit të kandidatëve?

Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti kur Kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?

Si mund të marrë vendim për kandidatët për Kryetar Partie, Kryesia e Partisë anëtarët e të cilës kudo që ishin në garë kanë humbur?

Këto janë asgjë tjetër veçse vazhdim i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, me të njëjtat metoda dhe mjete.

Grupi “Për PD-në” i cili ka synuar marrjen e përgjegjësive politike nga Kryetari dhe Kryesia për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, analizën dhe reformën në Partinë Demokratike, vlerëson se ky process është i deformuar që në zanafillë, por ne jemi të bindur për të vazhduar këtë betejë politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Sekuestrohen 400 kg kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni kishte ardhur në Durrës
Previous article SASIA E KOKAINËS E KAPUR NË KOSOVË/ Artan Hoxha publikon PAMJET: Në kohën dhe në vendin e duhur...

s.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT