• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE TEK “5 MAJI” PAS VRASJES SË MEHMET QEMËS/ Gjenden pajisje kompjuterike dhe grirëse kanabisi në një banesë, arrestohen…
Home
Breaking News

KONTROLLE TEK “5 MAJI” PAS VRASJES SË MEHMET QEMËS/ Gjenden pajisje kompjuterike dhe grirëse kanabisi në një banesë, arrestohen…

16 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

2 persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të ushtruara te 5 maji pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema, pasi në një banesë të marrë me qira nga Kristjan Peçi janë konstatuar pajisje kompjuterike, 2 grirëse kanabisi dhe municion luftarak.

Ndër të tjera në këtë banesë u kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pas kontrollit në pranga kanë rënë Kristjan Peçi dhe Evis Zeneli. Ky i fundit sipas policisë duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Kristjan Peçi 22 vjeç është një prej të shoqëruarve që ishte pjesë e grupit ku u vra Mehmet Qema teksa u lirua pasi u mor në pyetje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, thotë policia.

Pajisjet kompjuterike që janë gjetur dhe sekuestruar janë kryesisht për zhvillimin e lojërave të fatit. Fillimisht ka patur indicie se bëhej fjalë sërish për pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, por nuk kanë rezultuar të tilla. Përveç konstatimit të tyre, janë gjetur edhe dy pajisje të tjera që përdoren për grirjen e hashashit.

Pas vrasjes së Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Ndërkohë që për 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes. Laboratori i monedhave digitale, kriptomonedha gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin. Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.

27-vjeçari Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool dy ditë më parë. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI/ Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?
Previous article GOLI I ANULUAR I MURIQIT/ Igli Tare kapet me futbollistin e Romës

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT